Kryemadhi hedh poshtë akuzën për trajtim estetik mbi 200 mijë euro. Tregon...

Kryemadhi hedh poshtë akuzën për trajtim estetik mbi 200 mijë euro. Tregon për diagnozën e rëndë

56
0
Shares

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi tha sonte në Opinion se akuza pët pagesën 286 mijë euro për ndërhyrje estetike është një gënjedhtër.

“Edhe seksin të kisha ndërruar, nuk do kisha paguar aq”, – u shpreh Kryemadhi.

Ajo theksoi se ka qenë jashtë për trajtim shëndetësor që nuk ka lidhje me ndërhyrjet estetike por për shkak të problemeve të saj me zemrën dhe kancerin e qafës së mitrës.

Kryemadhi tha se të dhënat e llogarisë bankare që ka paraqitur avokati Idajet Beqiri i përkasin një servisi në Romë. Ajo vetë pohoi se ka shkuar në klinika jashtë

“Të gjitha gratë e dinë mjaft mirë, që nuk kushton asnjë mirëmbajtje as shëndetësore, as estetike në atë vlerë. Edhe Kardashian të jesh nuk kushton aq para.

A e dini që Swifti që ato kanë përdorur është një servis në Romë dhe jo klinika në San Marino. Unë kam qenë në klinikë… Absolutisht!

Është përdorur sëifti i një servisi në Romë. Swifti i klinikës ku unë kurohem për probleme kardiologjike dhe kancerin e qafës së mitrës është një sëift tjetër”, – deklaroi ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY