“Prokuroria e Tiranës tërheq urdhërin për arrestim për 3 biznesmenë që ndërtuan...

“Prokuroria e Tiranës tërheq urdhërin për arrestim për 3 biznesmenë që ndërtuan pa leje”

57
0
Shares

Prokuroria e Tiranës ka tërhequr urdhër për  arrest ndaj 3 biznesmenëve që kanë ndërtuar pa leje dhe janë referuar nga IMT.

Ndërtimet janë në Tiranë dhe 2 prej tyre tashmë janë bërë publike nga ministria e Brendshme gjatë sekuestrimit të tyre ku mori pjesë edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Skandali i Prokurorisë së Tiranës është bërë publik në Parlament nga deputeti i PD, Dashnor Sula.

“Po ju njoftoj skandalin e fundit. Prokuroria e Tiranës ka tërhequr 3 urdhër arreste për 3 oligarkë që kishin ndërtuar pa leje. Ata u tërhoqën nga presioni që u bë ndaj tyre”, tha deputeti Sula.

Pas deklaratës së tij Parlamenti vijoi punimet sikur nuk kishte ndodhur asgjë, me qetësi dhe pa u shqetësuar. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY