Salianji përmend 5 kompanitë e naftës: Cila porositi naftë në Libi. Durrësi...

Salianji përmend 5 kompanitë e naftës: Cila porositi naftë në Libi. Durrësi me ‘komisariat në hije’ si Lushnja në ‘97

57
0
Shares

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka folur në Kuvend për mijëra tonë naftë kontrabandë nga Libia që u kap dy ditë më parë në Portin e Durrësit ndërkohë që dy herë të tjera policia nuk raportoi.

Salianji u shpreh se policia nuk jep asnjë të dhënë ndërsa kontrabandë u raportua nga partnerët.

Kjo do të thotë se në Durrës nuk ka polici ose policia e vërtetë është kimisariati në hije si Lushnja e viteve 1997-2000, kur Aldo Bare kishte edhe një institucion të vet.

“Në Shqipëri bëhet kontrabandë nafte. Pse nuk ka asnjë emër. Kush janë porositësit e naftës libiane që vjen me anije libiane në Shqipëri. Kastrati, Gega, Alpet, Elda, Bolvoil kanë të drejtë të importojnë në PortoRomano. Cilët nga ata të pestë iua ka mbyllur gojën dhe policia nuk flet. Kapiteni i anijes libiane ka thënë se ka ardhur edhe dy herë të tjera në Shqipëri.

Ka një rezolutë që ndalon çdo lloj përpunimi të anijeve që vijnë nga ky shtet. Kush janë porositësit. Si ka mundësi që në Shqipëri vjen një anije me mijëra ton naftë dhe të arrestuar janë vetëm disa të huaj.

Si ju kam kërkuar informacion të plotë për oligarkët e ndërtimit e njëjta gjë do të ndodhë edhe me këtë rast. Do informojmë partnerët sepse keni shkelur embargo. Do e gjejmë ne kompaninë dhe do vijmë ta themi këtu. Kjo është situata në Shqipëri sot”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY