Berisha kërkon kushtëzimin e parave nga BE me standartin e Brukselit për...

Berisha kërkon kushtëzimin e parave nga BE me standartin e Brukselit për tenderat dhe PPP

41
0
Shares

Kreu i PD Sali Berisha i kërkoi sot Komisionit Europian, të kushtëzojë çdo qindarkë të saj për Shqipërinë me standardin europian, në prokurimet publike, në konçensione dhe në Partneritetin Publik Privat.

Berisha mbajti fjalën në Parlament ndërsa votohej për marrëveshjen me BE për programin IPARD.

“Sigurisht që do ta miratojmë këtë marrëveshje me mirënjohja, por e ftoj Komisionin Europian, i kërkoj Komisionit, të kushtëzojë përfundimisht çdo qindarkë të tij derisa të jetë kjo qeveri me kushtet që vijojnë:
Së pari, të kushtëzojë disbursimin e ndihmave me detyrimin e Shqipërisë për të përdorur standartet europiane në prokurimet publike, në konçensione dhe në Partneritetin Publik Privat. Kjo është të kushtëzojë me ndalimin në Shqipëri të tenderave sekretë që janë rritur me 20 herë!
Të kushtëzojë me detyrimin e kësaj qeverie që vjedh nga mëngjesi deri në darkë, të përdorimit të manualit të BE në ndërtimet publike,sepse sot ç’po ndodh?!
Është e vërtetë që ju po jepni dhe po kontrolloni në njëfarë mënyre, implementimin e projekteve tuaja, por me projekte të tjera dhjetëra herë më të mëdha kjo qeveri po vjedh qytetarët shqiptarë.
Ndaj të marrin fund tenderat sekretë! Impononi, qeverisë shqiptarë të përdorë manualin e ndërtimit të BE-së, sepse Shqipëria është vendi me kostot më të mëdha në planet të ndërtimeve publike”, tha Berisha. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY