Celibashi flet për takimin me Yuri Kim: Të shqetësuar për paratë ruse

Celibashi flet për takimin me Yuri Kim: Të shqetësuar për paratë ruse

50
0
Shares

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha pas takimit që pati sot me ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim se ambasadorja amerikane përcolli shqetësimin e SHBA-ve për financimet ruse.

“Përcollën shqetësim që të rrisin vëmendjen dhe çfarë është në fuqinë e tyre për të bërë më mirë që paratë dhe financimet e huaja dhe jo vetëm ato ruse të mos kenë ndikim në politikën shqiptare.

Ajo që mund të thuhet është se ka nevojë të kuadrit ligjor që KQZ t’i japin mundësi praktike të hetojnë më thellë me sasinë e parave nga pikëpamja administrative, nga i marrin, si i përdorin, kjo është evidente ndoshta.

Një lloj informimi dhe përcjellja e një shqetësimi, nuk u bën diskutime, ata si përfaqësues të PD konfirmojnë nevojën për ta qasur nga pikëpamja rregullatore, në vijim do ketë ndryshime”, tha Celibashi.

Në takim morën pjesë edhe drejtues të partive kryesore politike. Takimi zhvillohet pas lajmit se paratë ruse penetruan përmes një lobimi në SHBA nga ana e PD në vitin 2017.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY