Ndryshime të reja në reformën në drejtësi, rimerret i përmirësuar edhe modeli...

Ndryshime të reja në reformën në drejtësi, rimerret i përmirësuar edhe modeli i ‘Plepave’

46
0
Shares

Priten ndryshime të reja në lidhje me ligjet e reformës në drejtësi pasi Komisioni i Ligjeve vendosi të martën që të ngrejë një grup pune të përbashkët mazhorancë-opozitë për të përgatitur një paketë ligjore të përmirësuar.

Grupi që do të punojë për këto ndryshime përbëhet nga 3 deputetë të PS-së, Klotilda Bushka, Toni Gogu dhe Klevis Xhoxhi si dhe 2 deputetët demokratë, Gazmend Bardhi dhe Dhurata Çupi.

“Pas raportimeve të organeve të drejtësisë në Komisionin e Ligjeve lindi nevoja për të bërë ndryshime në legjislacionin e reformën në drejtësi, ndryshime që kanë si synim përmirësimin e funksionimit të sistemit. Projeksioni i këtyre ndryshimeve do të jetë përshpejtimi i plotësimit të vakancave në sistemin e ri të drejtësisë”, tha Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, për Birn.

Ndërsa deputeti Gazmend Bardhi tha se ndryshimet u nxitën nga problematikat.

“Institucionet kanë përcjellë disa propozime për ndërhyrje ligjore në funksion të efiçencës së tyre dhe për të bërë një proces të pakontrolluar nga njëra palë, komisioni vendosi të ngrejë një grup të përbashkët për të vlerësuar nëse këto kërkesa e ndihmojnë dhe e çojnë përpara reformën në drejtësi,” tha Bardhi.

Bardhi shtoi se propozimet e ardhura nuk prekin thelbin e ligjeve të sistemit të drejtësisë, por synojnë në pjesën dërrmuese të tyre rritjen e eficencën e sistemit

“Është detyrë e Kuvendit që t’i japë mundësinë sistemit që të funksionojë me eficencë të plotë dhe pse jo t’i heqë alibinë për vonesat e krijuara në produktin që shqiptarët presin nga zbatimi i reformës në drejtësi,” shtoi Bardhi, raportoi Birn.

Një ndër propozimet është edhe përfshirja e studentëve të magjistraturës në gjyqësor edhe pa pëtfunduar studimet.

Natyrisht që ky skenar iu referohet atyre që kanë përfunduar tashmë studimet në drejtësi por të kujton skemën e ‘gjyqtarit të Plepave’ në vitet 90 ku i thirrën në sistem persona që kisjon përfunduar studimet e larta dhe një trajnim për drejtësinë, por edhe studentë të drejtësisë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY