Një krim makabër ka ndodhur sot në Palasë të Vlorës. Kushëriri ka masakruar 12vjeçarin, duke i prerë kokën dhe duke e lënë pa jetë në buzë të rrugës. Sipas të dhënave të para raportohet se autori është identifikuar si Jorgos Zani, 30vjeç, një person me problem mendore dhe sipas policisë, konfirmuar edhe si përdorues droge. Viktima është kushëriri i tij, vetëm 12vjeçar, A.Zani, i cili nga të dhënat paraprake, është gjetur i masakruar në anë të rrugës. Viktima është gjetur i pajetë në buzë të rrugës, mbuluar me një carcaf të bardhë. I mituri jetonte në Greqi dhe kishte ardhur për pushime bashkë me prindërit, por këta të fundit ishin larguar tre ditë më parë duke e lënë djalin tek gjyshja. Ka qenë një tregtar i frutaperimeve i cili fillimisht ka gjetur trupin e pajetë mbuluar me çarçaf dhe më pas policia ka gjetur autorin.
Dëshmia e bariut te zonës: Kico Konomin kishte bashkëpunëtor nje 9 vjecar
Bariu shprehet i indinjuar për fatin e Andrea Zaharias, 12 vjec. Sipas tij, dhe ai vetë do të kishte pësuar të njëjtin fat nga Jorgo Zani, tanimë i arrestuar nga Policia e Vlorës, informon neës 24.
“Para një viti më rrahu me bishtin e sëpatës. U përleshëm. O do më vriste o do e vrisja. Mora policinë dhe i thashë që kapeni se ndryshe do e vras. Por ai u arratis, nuk e kapën. Që në momentin që më goditi unë u shmanga”.
Bariu tregon se Zani kishte bashkëpunëtor një fëmijë 9 vjec me emrin Kico Konomi. Sipas bariut, Kico është kthyer në tmerrin e zonës, pasi duke qëndruar me Jorgo Zanin, grabiste dhe vriste kafshë.“Kico Konomin e kishte bashkëpunëtor, 9 vjec. Ky fëmijë cfarë nuk bënte në zonë. Ditët e fundit ka grabitur dhe një cifte dhe është në kërkim prej dy ditësh.
Nga rrëfimi i bariut mësohet se Jorgo jetonte i vetëm në një banesë në Palasë. Aty u kap me kokën e djaloshit në duar. “Jetonte i vetëm. Prindërit i ka në Greqi, ka jetuar në Greqi, nuk e di pse është kthyer. Sa budalliqe ka bërë në fshat, të gjithë e dinë. Therte këlysha qensh dhe i hante vetë. Ishte i tmerrshëm.
Thuhet se në të gdhirë djalin, Andrean e përzuri dhe pastaj e zuri në rrugicë aty afër shtëpisë, 25 metra larg dhe aty e ka therur me hanxhar. Kokën ia kanë gjetur brenda në banesë dhe pikërisht aty e gjëtën autorin me kokën e djalit në dorë”, thote bariu.
Dëshmia e fqinjit: Autori i sëmurë, nuk e mbanin në spital
Një fqinj i familjes ku ka ndodhur ngjarja makabre ka rrëfyer për mediat se autori ishte me probleme mendore dhe nuk e mbanin në spital. “Në cmendinë e kanë cuar dhe e kanë nxjerrë, ka qëndruar dy tre ditë dhe e kanë nxjerrë, shqetësime sillte në fshat se njeri i sëmurë ka qenë mendor, shenjën e nazizmit një herë e ka bërë. Viktimën e kishte djalin e kushërirës së parë. Keto dite rrinin bashkë në një shtëpi në një godinë, djali sivjet ishte me prindërit, ata i ikën në Greqi ditën e hënë dhe e lanë te gjyshja:, tha ai.
Deklarata/ Versioni zyrtar i policisë
Policia arreston në flagrancë autorin e vrasjes në fshtin Palasë, Himarë! Jorgos Zani, 30 vjeç, banues në Palasë, Himarë. Arrestimi i ti u bë menjëherë pasi sot rreth orës 10:34 , rreth 25 m larg banesës së tij, dyshohet se ka vrarë shtetasin e mitur me të dhënat e mëposhtme: A.Z., rreth 12 vjeç, banues në Greqi. Shtetasi i mitur po qëndronte tek gjyshja e tij, shtetësia A.Z., në Palasë, Himarë. Autori i vrasjes është i afërm i viktimës pasi rezultojnë në lidhje gjaku me njëritjetrin. Jorgos Zani dyshohet të jetë i sëmurë mendor, pasi nga verifikimet e kryera ka qenë një herë i shtruar në Spitalin Psiqiatrik të Vlorës në datat: 27.10.2015 – 05.11.2015, me diagnozën “Çrregullime të theksuara të personalitetit” pasi ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/