U zhvillua në “Qytetin Studenti” një bashkëbisedim për figurën e Azem Hajdarit dhe misionin e tij. Në aktivitet ishte i pranishëm edhe Kryetari i PD, Sali Berisha ndërsa takimi u drejtua nga vajza e Azem Hajdarit, ish deputetja Rudina Hajdari.
Rudina Hajdari tha që në fillim të takimit se ky është shesh i shenjtë ndërsa foli ndër të tjerë, Arben Imami, Genc Pollo, Edvin Shvarc etj.
Pjesë nga fjala e Hajdarit:
Disa në këtë shesh janë të rinj dhe Azemi ishte shumë i ri kur mori zemër dhe ngriti krye ndaj diktaturës. Kush e ka jetuar atë kohë, e di fare mirë se çfarë guximi duhej për tu përballur me regjimin në kushtet e një studenti të ardhur nga Tropoja.
Kush e ka jetuar atë kohë e di fare mirë çfarë do të thotë, të organizojë studentët dhe të thoje ‘Poshtë Komunizmi’, ‘Liri demokraci’.
Çfarë duhet të bëjmë ne sot, që të gjejmë atë guxim dhe të ndjekim atë rrugë. Në jetën time, kam deduktuar se Azemi vlerësonte dhe jetonte për tri gjëra, familjen, atdheun dhe lirinë. Ai e urrente komunizmin mbi çdo gjë tjetër.
E dini pse, sepse komunizmi përdhosi familjen duke i vendosur kundër njëri-tjetrit. Komunizmi e përdori atdheun si lopë për ta mjelë dhe për të jetuar mirë vetëm një grusht njerëzish në bllok dhe duke zhytur një grusht njerëzish në varfëri.
Komunizmi ua mohoi lirinë shqiptarëve të thjeshtë, i la pa fjalë, mendim dhe pronë.
Arben Imami: Vendi i Azem Hajdarit në mendjet tona, në historinë e këtij vendi është i patjetërsueshëm
“Për PD-në, për njerëzit e lirisë, për njerëzit që kanë bërë përpjekje për këtë vend, që kanë sakrifikuar për këtë vend, ky është vendi i fillimit dhe vendi i kthimit të përhershëm, vendi ku fillon koha, kur shohim atë moment historik dhe këtë vend historik, nuk ndajmë dot veprën nga njeriu.
Padyshim vendi i Azem Hajdarit në mendjet tona, në historinë e këtij vendi është i patjetërsueshëm. Kujtimi i tij do jetë për shumë e shumë kohë. Azem Hajdari është simbol, ikonë e rinisë shqiptare që lufton për lirinë, padyshim është i tillë se ishte i ri kur guxonte në atë kohë.
Brezi i Azemit që kanë qenë në atë kohë e ka kryer detyrën. Misionin historik për të dalë nga kthetrat e komunizmit. Fat i madh dhe për ne që u bashkuam me ta. Të rinjtë e sotëm s’kanë një luftë më të pakët, apo më pak heroike, ndoshta do jetë dhe më e vështirë.
Komunizmi asgjësonte njerëzit, jo vetëm me burgje, vendime, pushkatime, por edhe pa vendim gjyqësor. Nuk ka shkatërrim më të madh të njeriut të kësaj që shohim globalisht. Shkatërrimi më i madh është kur burri nuk është burrë dhe gruaja nuk është grua”.
Genc Pollo: Azemi vrau frikën te shqiptarët. Ishim të terrorizuar prej dekadash, ai doli në rrugë pa frikën e sigurimit dhe policisë
Azemi ka qenë në shumë mënyra një referencë shumë emocionale. Për të dalë te kuptimi i sotëm do të doja të shkoja në të shkuarën në dy episode, që mendoj se kanë një domethënie. Unë me Azemin kam patur bashkëpunim të ngushtë në muajt e parë të themelimit të PD. Momenti i parë ishte kundërshtimi i regjimit komunist, i kalbur por ende i rrezikshëm për jetën. Azemi kishte kurajo morale dhe fizike për t’u përballur me ato që dukeshin simbolet e frikshme të regjimit, për t’u nxjerrë frikën të tjerëve. Kemi qenë bashkë në mitingun e parë të PD në Kukës, atëherë kishin filluar anti-mitingjet, kishin filluar përpjekjet për të penguar tubimet masive të PD. Është cilësi e njërit të kesh guximin fizik për të kundërshtuar dhunën, kërcënimin, për të zhdukur frikën dhe në momentin kur zhdukja e frikës bëhet masive, ato simbole që kishin kërcënuese për gjysmë shekull shuhen dhe nuk janë më të tilla. Kjo ishte ajo që ndodhi në anti-mitingun e Kukësit edhe me Azemin, duke larguar ata anti-mitingashë që më pas u tretën si shiu në vapë. Shqipëria ishte e terrorizuar, duhej një zë i fortë që të dilte në rrugë pa frikën e sigurimit dhe pa frikën e policisë.
Edvin Shvarc: Përballja me diktaturën, filli që nga mban lidhur të gjithëve ne
Jemi mbledhur të kujtojmë një mik që na mungon që na mungon prej gati çerek shekulli, shok të vyer, hero i cili dha shembullin e tij dhe frymëzoi edhe të tjerët për tu ngritur.
Një shembull për atë që ngriti Bajramaj, mund të ketë bashkëpunim dhe modele pozitive nga të dyja palët.
Filli që i lidh studentët e dhjetori, shkurtit, etj., është ai që u përballën me diktaturën dhe për pak lanë edhe kokën. Ishte një betejë për jetë a vdekje dhe nuk i dihej mbarimi. Ky fill është i pazgjidhshëm deri në fund të jetëve tona, sikur ke qenë në luftën e parë botërore, ke ndihmuar shokun dhe shoqen, i ke dalë në krah, i ke nxjerrë shpatullën, shpinën, shkopave të gomës, ose të kanë fishkëllyer plumbat pranë veshit.
Do ta vazhdojmë bashkëpunimin dhe do të ndajmë edhe përvojat e mira dhe të këqija.
Bislim Ahmetaj: Vrasja e Azem Hajdarit, vrasje shtetërore e sofistikuar! Ai nuk bëri kurrë kompromis me të keqen!
Këtë qytet unë e kam quajtur ‘Jeruzalemi i shqiptarëve’, apo qyteti i lirisë. Këtu mblidheshin 100 mijë veta, pa telefon, pa asnjë lloj komunikimi përveç shpirtit dhe ndjesive. Qyteti Studenti ishte bërë magnet. E kishim çliruar këtë pjesë dhe hap pas hapi arritëm duke u përballur me anti-mitingjet e para. Në Tropojë në datën 11 korrik pas meje ishin Arben Imami, Sali Berisha, Azem Hajdari. Azem Hajdari nuk është njeri i zakonshëm, ai ka qenë fenomen në politikë. Azem Hajdari nuk është vrarë, është pushkatuar, ai nuk ka bërë kurrë kompromis me të keqen. Një nga fjalitë më të sinqerta të grupit hetimor që hetoi atë çështje ishte, morën pjesë ne vrasjen e Azem Hajdarit dhe Besim Cerjes mbi 40 forca policore. Një vrasje shtetërore e organizuar në mënyrën më të sofistikuar të mundshme. Kurrë nuk bëri kompromise as me kriminelët, as me dallaveraxhinjtë në politikë, as për çështjen kombëtare. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/