Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Meta: Rama ka 10 vjet Kryeministër dhe thërret për aksion. Çfarë tha Rama në Zall Herr

09/09/2022
Përfundon ndërrimi i një blloku banesash në Zall Herr
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha sot se ndërtimet pa leje në 10 vite u lejuan nga qeveria.

”Ky është shtatori i dhjetë që Edi Rama është Kryeministër dhe ende dëgjojmë për “aksione” kundër ndërtimeve pa leje.
Kush i ka lejuar këto ndërtime pa leje në këto 10 vite?
Kush mban përgjegjësi për këtë mungesë kontrolli të territorit sidomos këto katër vitet e fundit kur të gjitha bashkitë i takojnë Rilindjes?
Koha për të shporrur një Qeveri të paligjshme të votave të vjedhura e të blera! Koha për t’i dhënë fund paligjshmërisë si sistem!
Koha për t’i dhënë fund pengmarrjes së qytetarëve dhe biznesmenëve për qëllime shantazhuese dhe elektorale!
Të martën, në ora 18:00, takohemi te “kryevepra” e paligjshmërisë dhe korrupsionit, atje në vendngjarje te inceneratori i Tiranës!”, shkruan Ilir Meta në rrjete sociale.

Pak më herët Kryeministri Edi Rama nga Zall Heri ka folur në lidhje me aksionin e ndërmarrë për sekuestrimin e ndërtimeve pa leje. Rama tha se nuk janë prishur pazaret me askënd, por nuk mund të lejojnë pasanikët të jenë pa kufij.

”Kam dëgjuar këto ditë disa që thonë se ato pallatet nuk u bënë brenda ditës, aty i kishin, apo ju prishën pazaret. As pallatet nuk u bënë brenda ditës dhe as kultura e ligjit nuk ndërtohet brenda ditës. Kur ne e nisëm këtë rrugë, në Tiranë nuk kishte asnjë pallat pa shtesa. Ndërkohë që sot këto raste flagrante, janë pak. Janë pak dhe janë shumë pak në krahasim me tërësinë e veprimtarisë që zhvillohet. Por janë raste brutale, arrogance e karshillëk krah të gjithëve, nuk mundet të mos lejojmë dhe të shembim ndërtime pa leje në fshat apo të njerëzve që sidoqoftë nuk i bëjnë për të shitur apo fituar dhe të lejojmë që këta pasanikë të jenë pa kufi, në përpjekje për të bërë më shumë fitim, duke u rënë në qafë të gjithëve. Nuk ka pazar të prishur sepse po të ishte për pazar, më besoni gjysmat e pallateve do t’i jepnin vetëm për të mos përfunduar në kthetrat e këtij operacioni. Ky operacion ishte një përgjigje për të gjithë ata që më akuzojnë mua për ortakërira”, deklaroi Rama. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia arreston 11 protestues, 15 të tjerë në procedim. Mbrohen dhunuesit e Kalasë duke proceduar gazetarin

Apeli liron nga qelia protestuesit e opozitës

11/05/2026
Bllokohet dhënia  e pasaportave deri më 4 janar

Shtetësia për ‘sportistë elitarë’, skandali që po pasuron zyrtarët, trafikantët dhe drejtuesit e Federatave

11/05/2026
Lezhë, ndau tokat me dokumente false, arrestohet ish-shefi i Shërbimeve në komunën e Shëngjinit

Toma, nga drejtor Kadastre tek ndertues i njohur në Shëngjin, mori leje për kullë

11/05/2026
“Faji mbetet jetim”, nuk e ka Edi Rama – zbulohen shkaqet e mosmbledhjes së të ardhurave

Rama fiton gjyqin me ish-drejtoreshën, Shehaj: Nuk i ndahem, do ta çoj në Apel

10/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia arreston 11 protestues, 15 të tjerë në procedim. Mbrohen dhunuesit e Kalasë duke proceduar gazetarin

Apeli liron nga qelia protestuesit e opozitës

11/05/2026
Bllokohet dhënia  e pasaportave deri më 4 janar

Shtetësia për ‘sportistë elitarë’, skandali që po pasuron zyrtarët, trafikantët dhe drejtuesit e Federatave

11/05/2026
Lezhë, ndau tokat me dokumente false, arrestohet ish-shefi i Shërbimeve në komunën e Shëngjinit

Toma, nga drejtor Kadastre tek ndertues i njohur në Shëngjin, mori leje për kullë

11/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.