Plagosi vëllanë dhe kunatën në Dukagjin, vetëdorëzohet 53-vjeçari

Plagosi vëllanë dhe kunatën në Dukagjin, vetëdorëzohet 53-vjeçari

61
0
Shares

Është vetëdorëzuar autori i ngjarjes në Dukagjinë i cili palgosi vëllain dhe kunatën, shtetasi Lekë Ballza , 53 vjeç , u vetëdorëzua për shkak të veprimeve policore.
Shtetasi Lekë Ballza, dyshohet të jetë autori i plagosjes së shtetasve D.B. dhe K.B. ( të martuar) konkretisht vëllait dhe kunates së tij( të cilët janë transportuar në Spitalin e traumës Tiranë me helikopter për shkak të terrenit të thyer malor, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën).

Ngjarje e ndodhur sot në orën 11:40 në fshatin Ndërlysë lagjia “Mushaj” , Njësia Administrative Shalë , Shkodër pas një konflikti për motive të dobëta.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Krimeve të Rënda pranë Gjykatës së shkalles së parë Tiranë, për veprat penale
“Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë dhe ”
Armëmbajtje pa leje” parashikuar nga nenet 79/c, 22 dhe 278 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY