Është gjetur trupi i pajetë i biznesmenit shqiptar në Greqi, Xhani Topalli i cili rezultonte i zhdukur që prej 28 gushtit.
Një tjetër biznesmen 53 vjeçar i cili merrej me hoteleri është autori i vrasjes.
Topalli ishte baba i tre fëmijëve dhe jetonte në Rodos prej më shumë se dy dekadash.
53 vjeçari grek ka kontaktuar policinë dhe ka rrëfyer krimin e bërë së bashku me vendin ku ndodhej trupi i pajetë i shqiptarit, raportojnë mediat greke.
Vrasësi e kishte punësuar 46-vjeçarin shqiptar si kontraktor për të kryer disa punime dhe i kishte 30 mijë euro borxh.
Sipas mediave greke, vdekja është shkaktuar nga mbytja me litar, ndërsa për bashkëpunim është arrestuar edhe djali i autorit, pasi dyshohet se e ka ndihmuar në transferimin e trupit.
Biznesmeni shqiptar rezultonte i zhdukur që prej datës 28 gusht, kur pati një takim me hotelierin 53-vjeçar nga Kallithea. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/