KAMZË/ Enigmë se si gruaja humbi jetën, bie në pranga i shoqi

KAMZË/ Enigmë se si gruaja humbi jetën, bie në pranga i shoqi

90
0
Shares

Një person u arrestua sonte në Kamëz pasi fshehu për disa orë shkakun e vdekjes së të shoqes.

Gruaja e tij 55 vjeçe i dha fund jetës në banesë duke u varur në litar ndërsa i shoqi lajmëroi për një vdekje natyrale.

”Më datë 04.09.2022, në Frutikulturë, në banesë dyshohet se është vetëvarur shtetasja Sh. L., 55 vjeçe.

Shërbimet e Policisë, nisur nga dyshimet e krijuara mbi kallëzimin e bërë më datë 05.09.2022, nga familjarët e shtetases Sh. L., kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se më datë 04.09.2022, rreth orës 15:00, në ambientet e banesës së saj, dyshohet se është vetëvarur shtetasja Sh. L., ndërsa bashkëshorti i saj, shtetasi Sh. L., nuk ka kallëzuar ngjarjen në Polici, por në mbrëmje ka njoftuar familjarët e viktimës, të cilëve u ka pohuar se shtetasja Sh. L. ka pësuar vdekje natyrale dhe ndaj kishte bërë gati të gjitha procedurat e varrimit.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:

– Sh. L., 56 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, njofton policia e Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY