Drklarata e Gledis Nanos para shkarkimit: Kish 32 kriminelë në shënjestër, 14...

Drklarata e Gledis Nanos para shkarkimit: Kish 32 kriminelë në shënjestër, 14 u dekonspiruan nga policia dhe ikën

73
0
Shares

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano tha sot se gjatë kohës që ushtronte detyrën, janë arratisur 14 krimilelë të rrezikshëm, kjo pasi janë dekonspiruar operacionet e policisë për kapjen e tyre.

Nano dha detaje rreth punës së tij në një intervistë në reportazhin “Hetime Ekskluzive” për kanalin francez Metropole.

“Ka pasur rrjedhje të informacionit, mund të ketë ardhur nga vetë ato që kanë kryer investigimin ose nga ekipet operacionale”, ka thënë Nano për televizionin francez, duke shtuar se është e paqartë nga ka rrjedhur informacioni.

Intervista e Nanos me Tv franzez është realizuar para se ai të shkarkohej nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Megjithatë Nano ka thënë se disa personazhe të botës së krimti janë arrestuar gjatë drejtimit të Policisë prej tij. “Kishim 32 në shënjestër dhe arrestuam 1, 2, 3 ,4 …..Anëtarë të bandave jashtëzakonisht shumë të dhunshme të trafikut të drogës dhe vrasjeve me pagesë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY