Në ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, simbolit botëror tëpaqes dhe humanizmit, hapi dyert e sherbimit për banorët e Laçit spitali i ri bashkiak, vepër e Programit të Rindërtimit, i ciliplotëson më së miri nevojat për shërbimet shëndetësore bazë, të ofruara përmes një infrastrukture model me standarde e kushte optimale.
Spitali i ri nga ku do të marrin kujdesin e nevojshëm 46 mijëqytetarë të Kurbinit është ringritur nga themelet, duke zëvendësuar ngrehinën 50 vjeçare që doli tërësisht jashtëfunksionit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Ai përfaqëson gjithashtu një prej projekteve model ku do të bazohet në tëardhmen ndërtimi i spitaleve bashkiake.
Mjediset e spitalit të ri, i vizitoi sot Kryeministri Edi Rama sëbashku me Ministren e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, të shoqëruar nga stafi i mjekëve dhe infermierëve.
Spitali do të ketë 40 shtretër dhe ndërkohë do të ketë modelin e një spitali 24 orësh. Do të ofrojë shërbimet e emergjencës, shërbimet patologji, shërbimet pediatri, dhe shërbime të maternitetit. Ndërkohë që do të ketë edhe poliklinikën, d.m.th, konsultat brenda një godine.
”Urgjenca është një ndër sherbimet esenciale të spitalit sidomos modeli i spitaleve bashkiake ku kombinohen, jo vetëm organizimi nepermjet triazhit, por gjithashtu dhe nëpermjet dhomave të observimit.
Këtu praktikisht janë përdorur standardet me të mira europiane.
Kemi nje strukturë e cila do të përdoret për mikrokirurgjinë apo ndonjë kirurgji urgjence që mund të ndodhë në situata emergjente të spitalit duke e kombinuar gjithashtu edhe me zonën e reanimacionit. Kemi një hyrje të dedikuar te spitalit për familjarët, me recepsion të dedikuar në mënyrë që të mos ketë problematika dhe ato rastet qe vijnë nga urgjencat mund të presin në mënyrë që të mos ketë flukse që demtojnë ecurinë e punës.” – shpjegoi Ministrja e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu gjatë hyrjes në ndërtesën e re dhe takimit me mjekët e pranishëm, mes tyre edhe shumë mjekë të rinj specializantë të cilët po marrin eksperiencë dhe po ofrojnë kontributin e tyre në këtë spital.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/