Policët shpëtojnë gruan nga agresioni i burrit në Kamzë, gjejnë në shtëpi...

Policët shpëtojnë gruan nga agresioni i burrit në Kamzë, gjejnë në shtëpi armë e radio policie

88
0
Shares

Vihet në pranga nga policia e Kamzës 37-vjeçari që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe e kanosi atë me armë zjarri

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje, municion luftarak dhe 5 radio që dyshohet se lidheshin me valët e radiove të Policisë.

Si rezultat i ndërhyrjes së policisë u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Marash Mexhaj, 37 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Dhuna në familje”.

Detajet:

Marash Mexhaj, mbrëmjen e djeshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë. Ky shtetas në momentin që kanë arritur shërbimet e Policisë, ka hedhur armën e zjarrit pistoletë nga dritarja e banesës dhe ka tentuar të largohet, por është prangosur nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit përreth banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje. Po gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi municion luftarak, një këllëf pistolete si ato të Policisë dhe 5 radio që dyshohet se lidheshin me valët e radiove të Policisë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY