PRINC LEKA/ Shenjta Nënë Terezë, lutu për Shqipërinë!

PRINC LEKA/ Shenjta Nënë Terezë, lutu për Shqipërinë!

40
0
Shares

Nga Princ Leka ( Marrë nga faqja e tij në Facebook)

Nënë Tereza e Kalkutës, Shenjta Nënë Terezë e shqiptarëve, u ngrit në lavdinë e altarëve nga Ati i Shenjtë Papa Françesku pothuajse si sot 6 vjet më parë. Është një privilegj për ne si bashkëkombas që me Provaninë dhe me çdo njeri vullnetmirë në rruzull, ta kemi atë ndërmjetëse. Ka qenë privilegj edhe më i veçantë ndoshta për Familjen Mbretërore gjatë kohës së vështirë të mërgimit ta kishte Nënë Terezën më pranë se shumë bashkëkombas që jetonin nën regjimin komunist.

Mbreti Leka I pati marrë vendimin e dekorimit të saj me Urdhrin Mbretëror të Skënderbeut, ndërkohë që Mbretëresha Geraldinë kishte me Nënë Terezën një marrëdhënie shumë të ngushtë personale. Përveç besimit të palëkundur te Zoti, i përafronte përkushtimi ndaj të tjerëve, me shumë dhimbshuri dhe pa paragjykime, sipas kumtit të bukur të shenjtores shqiptare: “Bëni gjëra të vogla, por me dashuri të madhe”!

Mbretëresha Geraldinë mbante gjithmonë një varëse metalike e cila kishte të gdhendur në të fytyrën e Zojës Mari. Ishte një varëse e thjeshtë dhe pa ndonjë vlerë monetare, por për gjyshen time ajo ishte një pasuri e tërë. Me sa mbaj mend, ja pat dhuruar Nënë Tereza, foton e së cilës, që po e publikoj këtu, e mbante gjithmonë afër. Mbretëresha Geraldinë e mbajti atë varëse edhe gjatë takimit me Papën Gjon-Pali II, Papa i paharruar që lumnoi Nënë Terezën duke i hapur rrugën kanonizimit të saj.

Shenjta Nënë Terezë, lutu për Shqipërinë !

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY