Rama dha udhëzime për ngjyrën e bojës së resortit në 2016, propozoi...

Rama dha udhëzime për ngjyrën e bojës së resortit në 2016, propozoi pistën dhe pishinat

100
0
Shares

Kryeministri Edi Rama e ka ndjekur ridërtimin e “Prestige Resort” gjatë gjithë kohës që punohej atje duke parë nga afër punën që po bëhej.

Ai madje ka sugjeruar për të ndryshuar edhe ngjyrën me të cilën po lyhej resorti në vitin 2016, raporton gazeta Panorama.

Sikurse shkruan kjo gazetë e përditshme në pronësi të Irfan Hysenbelliut, Rama jo vetëm skicoi ishullin në pishinë, jo vetëm dha idetë për pistën e resortit, por edhe ndryshoi ngjyrën e tij.

Në një vizitë të zhvilluar më 7 prill 2016 Rama iu tha punëtorëve të përdornin një tjetër ngjyrë për lyerjen e tij. Pra kryeministri e ka ndjekur hap pas hapi ngritjen e këtij resorti, në të gjitha etapat e tij, ka qëndruar disa herë dhe madje strehoi aty të prekurit nga tërmeti dhe nga shtetasit afganë, por sërish nuk pa asnjë paligjshmëri. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY