Protestë të Kodra e Priftit në Tiranë, do prishen banesat për shkak...

Protestë të Kodra e Priftit në Tiranë, do prishen banesat për shkak të devijimit rë Unazës

85
0
Shares

Banorët e zonës së Kodrës së Priftit në Tiranë protestuan sot pasi banesat e tyre priten shemben për shkak të devijimit të projektit të Unazës.

Banoret kërkojne që të ndalen punimet në këtë segment për shkak se projekti i unazës është devijuar. Ata kërkojnë që shteti ti sqarojë për këtë situatë, edhe pse kanë 27 vite që kanë ndërtuar në këtë zonë.

“Shpresojmë të ketë një reagim. Shpresoj se duhet që kryeministri të na e thotë në sy. Kemi bërë padi në gjykatë, do vazhdojmë me mjete të ligjshme. Nuk jemi huligan. Nuk ka ndonjë njoftim zyrtar kur do nis shembja. Nga data 1-8 është bërë evidentimi që preken nga gjurma e unazës. Per ne kjo nuk ështe zgjidhje. Ndertesat janë ndertuar në bazë të një gjurme ekzistuese. Projekti ka marrë devijim. Drejtori i ARRSH kembëngulte që ishte trajektorja ideale. Nuk është bërë konsultim me publikun. Ne do këmbëngulim për bashkëbisedim. Të na shohin në sy, siç bëjnë edhe në zgjedhje.  Po flasim me veten, po na ikën truri”, u shpreh një prej tyre për fax tv. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY