Në një postim të bërë në Facebook gazetari Klodian Tomorri flet për një zyrtar shumë të lartë të PS që hante e pinte te resorti i Irfanit, një pjesë e të cilit u shemb në mënyrë demostrative nga qeveria.
Tomorri thotë se ai ka refuzuar dje të flasë kundër prishjes së resortit kur ia ka kërkuar këtë pronari i tij.
“Me i zellshmi nder keta ishte nje figure shume e larte e Partise Socialiste, i cili sa here qe shkonte, i therriste pronarit te resortit (po perifrazoj); Ku je o vellai im. Une per ty i .. robt, rrezoj dhe qeverine.”, shkruan në postimin e tij, gazetari.
Pjesë nga postimi i gazetarit:
Me i zellshmi nder keta ishte nje figure shume e larte e Partise Socialiste, i cili sa here qe shkonte, i therriste pronarit te resortit (po perifrazoj); Ku je o vellai im. Une per ty i .. robt, rrezoj dhe qeverine.”
Pasi doli dekreti i sulltan Abdyl Hamidit dhe tek resorti vajten rruspat, pronari i resortit e mori ne telefon kete vellain qe do rrezonte qeverine per te dhe i kerkoi qe ta ndihmonte duke folur publikisht kunder prishjes. Por me dekretet e Sulltanit nuk ka shaka.
Eshte nje batute tek filmi “Guna permbi tela”, kur mbi kokat e partizaneve kalon nje avion gjerman. Njeri nga keta partizanet me paticke thote: Ky dreq aropllani s’te nemeron per burre fare”. Edhe dekreti i Sulltanit.
Tani pronarit te resortit i ka mbetur vetem nje zgjidhje. T’u kerkoje mbrapsht leket e supes qe u ka dhene falas ketyre, mos rregullon ndonje nga ato gjerat e prishura nga rruspat. Ah, i ka mbetur dhe nje gje tjeter per t’i bere nje te mire te madhe shoqerise. Te tregoje ca nga punet e fshehta qe mund te kene bere aty.
Keshtu kane qeverisur keta. Se ne fillim t’i mund ta fshehesh psillekun qe ke bere si qeveri. E paketon, e amballazhon bukur, i fut nje te parfumosur dhe ja shet miletit per mjalte. Por kur sasia e m*tit, rritet e rritet atehere nuk e fsheh dot me sado ta amballazhosh dhe parfumosesh.
Ajo qe ndodh pastaj eshte qe gropa e madhe septike shperthen dhe u bie surratit te gjitheve. Perfshire vellezerve, qe hanin supe.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/