Flet gruaja e Sokratit: E dija për Jonidën…

Flet gruaja e Sokratit: E dija për Jonidën…

57
0
Shares

Bashkëshortja e 65­vjeçarit Sokrat Shani, i cili mëngjesin e së hënës u vetëvra me plumb në gojë në banesën e tij në fshatin Krutje e Sipërme, në Lushnje, pasi kishte mbytur të dashurën rrëfen çfarë di ajo për sa ndodhi.

Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, ajo tregon se e gjeti burrin pa jetë dhe shton më tej se i vetmi person që dinte gjithçka (bashkëshorti) tashmë i ka marrë të gjitha me vete.

Mëngjesin e së hënës u gjet e vrarë në Golem, Jonida Çanaku. Sipas policisë, autori i krimit ishte bashkëshorti juaj, që u vetëvra. Çfarë mund të na thoni në lidhje me këtë?

Për atë se çfarë ndodhi, nuk kam asnjë të dhënë. Se çfarë, ai bëri e shkroi në letër dhe u popullarizua tek të gjithë. Bëri krimin atje e më pas vrau dhe veten. Çdo gjë ai e mori me vete, si ai, ashtu edhe ajo. Ne nuk kemi asgjë se çfarë të themi, sepse nuk dimë gjë. Atë se çfarë kishte menduar, e bëri. Unë si grua ia kam thënë vetë zonjës që u vra. Dhe të gjitha i mori me vete ajo.

E njihje vajzën?

Po, e njihja.

Ju ka treguar bashkëshorti për problemet që ka pasur, apo nëse kishte kërcënime nga ndonjë person?

Jo, nuk më ka treguar asgjë. Ato çfarë dija i kam deklaruar vetëm në polici.

Ku ishe në momentin që bashkëshorti juaj bëri vetëvrasje? Ishin të banesë?

Po, kam qenë. Isha në shtëpi duke punuar, isha duke bërë punët.

I dëgjuat krismat?

Po, i dëgjuam.

Ishit në dijeni që kishit një armë në shtëpi? E kishit me leje?

Nuk dinim asgjë se në shtëpi kishte një armë. Armën e kishte ai, ne nuk dinim gjë.

Po letrat që bashkëshorti juaj kishte lënë, u gjetën nga ju apo nga policia? Letrat u gjetën nga policia në momentin që gjetën trupin. Ku u gjetën letrat?

Afër trupit. I kishte lënë atje.

Po me familjarë të vajzës keni biseduar?

Jo.

I njihni?

 Jo, nuk i njohim fare se kush janë.

Po bashkëshorti juaj, ju ka treguar më parë për vajzën?

Po përderisa ikte…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY