Ndërhyn në tubat e Ujësjellësit, presioni i ujit çon në vdekjen e...

Ndërhyn në tubat e Ujësjellësit, presioni i ujit çon në vdekjen e të sëmurit mendor

68
0
Shares

Një 48-vjeçar në Mirditë ka humbur jetën në mënyrë aksidentale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, ndërsa viktima është shtetasi FranLegisi, banues në Reps, Mirditë.

Trupi i pajetë i tij u gjet tek vendi i quajtur ish-Gjeologjia e Mashterkorit në Reps, në pusetën e shkarkimit të ujësjellës – kanalizime në Mirditë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi ishte person i sëmurë mendor prej disa kohësh .

Sipas policisë, ai ka tentuar që me një çelës hidraulik të çmontoj saraçineskën e tubacionit të ujit në një pusetë, ku për pasojë presioni i ujit ka shkëputur një pjesë të saraçineskës duke e goditur në pjesën e kokës dhe fatkeqësisht ka humbur jetën. Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vlerësim si ngjarje aksidentale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY