Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 6 personat të cilët u përfshinë në përplasjen me armë në Shkodër 3 ditë më parë, ku të plagosur mbetën 4 persona.
Arrest me burg është masa e sigurisë për:
1-Behar Bajri
2-Ilir Bajri
3-Bledar Lekaj
4-Kristjan Shtjefni
5-Donald Shtjefni
6-Patrik Salaj
Këta persona akuzohen për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.
Ngjarja
Nga ky shkëmbim zjarri me automatikë e pistoletë mbeti i plagosur Donald Shtjefni ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur në aksident rrugor pasi tentuan të largohen nga vendi i ngjarjes. Gjashtë persona janë ndaluar mes tyre tre persona ne precedentë penalë.Ngjarja është shënuar rreth orës 22:15 minuta të së dielës 14 gusht 2016, tek ish 5 Heronjtë pranë Hotel “Rozafa”.
Motivi i ngjarjes është një konflikt për motive të dobëta mes shtetasve të përfshirë në këtë ngjarje i ndodhur pak orë para ngjarjes” thuhet më tej në njoftimin e policisë
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/