Në morgun e spitalit të Durrësit ka përfunduar tashmë ekspertiza mjekoligjore e Ervin Daliapajt dhe mikut të tij Juxhin Dauti, që u ekzekutuan mesditën e sotme në Sukth me breshëri plumbash dhe gjetën vdekjen e menjëhershme.
Mësohet se mbi mjetin tip “Audi” që dyshohet se drejtohej nga Dalipaj janë zbrazur dy karikatorë me plumba 50 deri në 60, ndërsa vetë Dautaj ishte bërë shoshë nga plumbat, kishte gati 20 të tillë në trup.
Sipas ekspertizës mjekoligjore që i është kryer 37-vjeçarit Dalipaj, bëhet me dije se 5 ose 6 plumba i ka marrë vetëm në kokë, 5 në kraharor dhe të tjerat në gjymtyrë. Më pak plumba kishte në trupin e shokut të tij, Juxhin Dauti.
Në policinë e Durrësit është dërguar edhe automjeti tip “Audi” për të kryer ekspertizën. Nga të dhënat e para, janë mbi 50 plumba të shkrehur mbi të, ka plumba të dukshëm tek dera e shoferit në pjesën më të madhe, por edhe në pjesën e pasagjerit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/