Berisha bën premtimin e bujshëm, rritje rrogash dhe pensionesh në mënyrë të...

Berisha bën premtimin e bujshëm, rritje rrogash dhe pensionesh në mënyrë të pandërprerë

65
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha premtoi sonte gjatë një takimi me ekspertë se do të rriste pagat dhe pensionet në mënyrë të panderprerë.

Pagat duhej të ishin 3 herë më të larta se në 2013, por u rrit vetëm borxhi në 107%, tha Berisha.

“Pas vendosjes së minimumit jetik, ne do të ndërmarrim rritje të pandërprerë pagash dhe pensionesh. Në vitet 2005-2013, i mbi dyfishuam rrogat dhe pensionet. Por sot ato janë shumë larg atyre që duhej të ishin. Rrogat do të rriten më shumë se dyfish. Është humbur kohë e tmerrshme. Sot rrogat e shqiptarëve duhet të ishin të paktën 2 herë më të larta se në 2013, minimumi. Duke pasur parasysh rritjen e çmimeve, edhe kjo rritje nuk do të ishte ndonjë rritje e madhe.
Po të kemi parasysh vetëm borxhin që ka marrë kjo qeveri, jo sa është krijuar, rrogat mund të rriteshin pa asnjë frikë 2 deri në 3 herë, bashkë me pensionet. Është rritur borxhi në vitet 2005-2013 me 4.4 %, nga 58.2 në 62.6. Janë ndërtuar 11 mijë km rrugë, etj., etj. Çfarë është bërë këto 8 vite kur borxhi është 107 %. Me rritjen e borxhit kjo qeveri mund të kishte 3-fishuar rrogat pa vështirësi. Rrogat sot në raport inflacionin janë 20-30 % më të ulëta seç ishin në vitin 2013”, deklaroi kreu i opozitës, Berisha.

Do të anulojmë të gjitha kontratat e firmosura pa konkurrencë, do informojmë BE dhe SHBA”

Detyra më emergjente sot, është një lëvizje e fuqishme për të nxjerrë mënjanë këtë qeveri dhe për të shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Çdo shqiptar duhet të mendojë një moment; çfarë do të ndodhë me ne pas 3 vitesh, kur ne në çdo muaj shkojmë keq e më keq.
Ky nuk ka të ndaluar. Ka krijuar një makineri gjigante propagandistike për mashtrimin, një makineri gjigante plaçkitëse, të fondeve buxhetore, të borxheve që mirren, pasurive publike.
A do të vazhdojmë ne, të mbetemi në ingranazhet e kësaj makinerie apo do ta nxjerrim jashtë përdorimit, kjo është në dorën e qytetarëve shqiptarë. Unë kam besim të plotë se këto qëllime do ti realizojmë.
Ju garantoj se projekti dhe platforma e PD-së, qoftë ajo antikrizë, afat mesme do të jetë një platformë që do të përfillë, do ti japë përgjigjen më të shkëlqyer kauzave të drejta që mbrohen sot nga grupet e interesit dhe qytetarët. Do ti japë vendit të gjitha drejtimet e sigurta të një zhvillimi afat mesëm dhe afat gjatë.
Shqipëria, një vend pa varfëri ekstreme, do të jetë objektiv imediat i qeverisjes së ardhshme. Shqipëria një vend me një klimë miqësore ndaj biznesit. Në vitet që ne qeverisëm u bënë disa gjëra, bizneset u rritën me dy herë e gjysëm si numër. Investimet e huaja u rritën me 300% dhe ne nuk kemi asnjë lloj ksenofobie. I kemi të mirëpritura me një kusht të vetëm; të vijnë mbi bazën e konkurrencës së lirë. Sikundër ju them se në mënyrë absolute çdo kontratë që është firmosur pa konkurrencë të lirë, do të anulohet. Ne do të fillojmë dhe po fillojmë denoncimin e kompanive shqiptare dhe të huaja që operojnë jashtë garave në Komisionin Europian, në Parlamentin Europian, në Kongresin e SHBA, në OECD në Bankën Botërore. Jo për gjë tjetër, por vetëm për ti informuar se ne do ti anulojmë. Cilido që do të na ndihmojë ne, ndihma më kryesore është; të kërkojë shtetin ligjor, konkurrencën e lirë dhe të ndershme. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY