Vëllai ka vrarë vëllanë bashkë me kunatën në rrugën Islam Alla në Tiranë, një rrugë shumë afër drejtorisë së policisë që lidh rrugën e Kavajës me rrugën Myslym Shyri.
Autori është Arsen Muskurti që njihet dhe ne emrin Hamza Kastrati.
Viktimat janë i vëllai Dritan Muskurti dhe gruaja e vëllait, Nora Muskurti.
Tiranë/Informacion paraparak
Më datë 30.08.2022, në rrugën “Islam Alla”, dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe shtetases N. M., 33 vjeçe (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimim e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. r.k
Vendi i ngjarjes
Autori i ngjarjes
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/