EMRAT/ Ngjarje e rëndë në Lezhë, vriten në shtëpi babai dhe i...

EMRAT/ Ngjarje e rëndë në Lezhë, vriten në shtëpi babai dhe i biri, policia ndjek autorin

122
0
Shares

Ngjarje tragjike në Lezhëe teksa baba dhe bir janë vrarë me armë zjarri në Grykë Zezë.

Ish dhëndrri ka vrarë në shtëpinë e tyre, Pjetër Përjakun dhe Gent Përjakun, të dy vetëm pak orë pasi ishin kthyer nga Italia.

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 23:00, në fshatin Grykë Zezë në Lezhë, ka ndodhur një krim në familje, ku dyshohet që shtetasi B.P., ka vrarë me armë zjarri shtetasit P.P. dhe G.P. ( babë e bir), tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar.

Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit B.P.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY