Gazetari Artan Hoxha: Një skuadër me rroba policie e mori Martinajn, kush...

Gazetari Artan Hoxha: Një skuadër me rroba policie e mori Martinajn, kush janë ata. Martinaj bleu dy vila përballë vilës së Ramës në Surrel

132
0
Shares

Një skuadër kriminale që bashkon disa interesa të kryqëzuara mes politikës, biznesit dhe krimit është ajo që besohet se ka eleminuar edhe Ervis Martinajn tha gazetari i kronikës Artan Hoxha

Sipas Hoxhës, Martianj në mbrëmjen e 9 Gushtit të këtij viti ka shkuar në një banesë të një personi shumë të fuqishëm, duke kërkuar të bënte aleancë me të. Por në këtë banesë papritur kanë shkuar një skuadër me uniforma si të skuadrës speciale të policisë. Në një moment ka shkuar edhe një mesazh në familjen e Ervis Martinaj duke u kërkuar që të bëjnë kujdes së mund të ketë kontrolle në banesë.

Sipas Hoxhës skuadra me uniformë speciale të policisë është prerë në besë dhe është shitur nga ata që e kishin ftuar në banesë. Skuadra në fjalë e kanë marrë Martinaj dhe e kanë transportuar në një vend të sigurt ku e kanë torturuar. Për këtë ngjarje thuhet se në botën e krimit ka qarkulluar edhe një video ku shihet një person, por nuk dallohet qartë nëse është në të vërtetë Ervis Martinaj. Në një fragment në këtë video personi që duket në të, thuhet se u ka ofruar 50 milionë euro personave që e kanë rrëmbyer vetëm që të lirohet.

“Video u tregua si trofe i kundërshtarëve ndaj Ervis Martinajt. Duhet verifikuar zëri aty se i kujt është. Pamja ishte e mjegulluar”, tha Hoxha.

Hoxha shpjegon se skuadra e mësipërme që dyshohet se ka marrë Ervis Martinajn, ka dalë vetëm 5 herë në qarkullim dhe në këto lëvizje goditjet kanë qenë precize.

Gazetari e krahason atë me njësinë “Los Pepes” që u krijua nga kundërshtarët e Escobarit në Kolumbi për të eliminuar këtë të fundit. 6-7 grupe të mëdha u bashkuan për të goditur Ervis Martianjn, siç thotë ai për ta nxjerrë jashtë loje. Hoxha shprehet se kundërshtarët u bashkuan, pasi nuk mund ta thyenin dot ndryshe Martinajn.

“Dërgon një skuadër me armatim dhe makina që ne do ti shohim gjatë këtyre ditëve. U gjet një e djegur. Janë ndërruar disa makina atë ditë. Është një skuadër e frikshme. Kur del është shumë e shtrenjtë. Cfarë ka ndodhur? Këtë situatë e kam parë vetëm me Escobarin. U krijua një njësi Los Pepes dhe kjo njësi u krijua në momentin që qeveria, policia kolumbiane, kur kartelet, nuk po e thyenin dot. Krijuan këtë njësinë. Kjo u krijua nga atë afërmit e policëve të vrarë, e ortakëve që kishte ekzekutuar. Dhe u furnizua me informacion nga DEA. Kjo njësi filloi të ekzekutonte një nga një ushtarët financuesit, organizatorët. Ai bënte të njëjtën gjë që bënte Martinaj, dilte në mes të qytetit me taksi. Nuk ka pasur kurrë një hetim dhe krime që bëri kjo njësi.

Në vijim Artan Hoxha tha gjatë intervistës në abcneës se Ervis Martinaj kishte blerë para pak vitesh dy vila përballë shtëpisë së Edi Ramës në Surrel, dhe se ai ishte vendosur aty. Sipas Hoxhës, Edi Rama këtë veprim të Martinajt e mori si sfidë.

Ndërsa foli gjatë për fatin e Ervis Martinajt, Artan Hoxha u shpreh se beson se organizimi kriminalo-policor-politik kishte arritur ta kapte Martinajn dhe se zhdukja e tij nuk ishte e inskenuar. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY