SPAK ka regjistruar një tjetër procedim penal ndaj ish Presidentit Ilir Meta. Akuza lidhet me dyshimet e pastrimit të parave, korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, pas një kallëzimi të bërë nga gazetari Adriatik Doçi, për ish-Presidentin Ilir Meta, ish-kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dhe dy personave të tjerë, lidhje familjare e tyre, raporton tvklan.
Kallëzimi ngre dyshime për një sërë aferash korruptive që datojnë prej vitit 2013, edhe që lidhen me kompaninë e kolaudimeve SGS dhe transferta të dyshimta të familjarëve të ish-presidentit dhe ish-drejtueses së LSI për llogari të partisë.
Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme për Televizionin Klan dhe hetimi është në fazë verifikimi në bazë dokumentesh.
Më herët Prokuroria e Posaçme ka konfirmuar se ka regjistruar një procedim penal pas kallëzimit të ish-deputetit Halit Valteri ndaj ish-Presidentit dhe disa zyrtarëve dhe drejtuesve të lartë të LSI-së me dyshimet e korrupsionit dhe falsifikimit të dokumenteve.
Për këtë procedim janë kërkuar informacione nga bankat e nivelit të dytë dhe Tatimet për llogaritë bankare të ish-Presidentit dhe transfertave të Lëvizjes Socialiste për Integrim. tv klan
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/