Në një operacion antidroge të radhës në Vlorë dhe Memaliaj janë sekuestruar në total 16.610 rënjë kanabis.
Vlorë 14.400
Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar 8 parcela me rreth 14.400 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatrat Beshisht dhe Roms, të cilat ishin të kultivuara në tokë dhe kubikë nëpër pyjet e këtyre fshatrave. Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të copëtimit dhe djegies me zjarr. Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.
Memaliaj 2 210 bimë
Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur “Përroi i Poronizës”, Krahës 2, Memaliaj u konstatuan dhe u asgjësuan në 4 parcela 2 210 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.
Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/