“Mal me plehra në Elbasan. Vjedhja 27 milion euro rrezikon shëndetin e...

“Mal me plehra në Elbasan. Vjedhja 27 milion euro rrezikon shëndetin e qytetarëve”

40
0
Shares

PD vijoi sot me pyetje të përditshme për Inceneratorët. Mal me plehra në Elbasan. Vjedhja 27 milion euro rrezikon shëndetin e qytetarëve, deklaroi koordinatorja për media dhe komunikim Silvi Bardhi.

5 pyetjet:

Mali që shihni në foto është Kilimanxharo e plehrave në inceneratorin e Elbasanit.Eshtë një gropë mbetjesh e kthyer në mal plehrash.
Incenerator nuk ka, por e keqja që ka kapur Elbsanin dhe Shqipërinë ka pjellë këtë mal.

Duke parë këtë foto duam të bëjmë 5 pyetje:

– Nëse inceneratori i Elbasanit funksionon, pse është ky mal plehrash që i bën hije?

– Nëse nuk funksionon inceneratori, po Landfilli ku është degdisur?

– Për çfarë është ndërtuar inceneratori dhe landfilli i Elbasanit, nëse plehrat e qytetit kanë shkuar 300 metra mbi nivelin e detit?

– Ku kanë përfunduar 27 milion euro të taksapaguesve shqiptarë, nëse inceneratori nuk punon, landfilli nuk shihet, dhe as përdoret, dhe plehrat janë po aty?

– A dëmtohet flora e fauna e zonës, dmth bimët dhe kafshët e zonës, apo më shumë se kaq shëndeti i elbasanasve, nga ky masiv mbetjesh, apo me shëndetësinë falas shërohet cdo gjë?

Këtij mali me pleh i mungon një gjel. Artisti Astrit Delvina mund ta zgjidhë këtë punë. Trupi i Elisës, mendtë e Borës dhe koka e Ramës të bëhen një gjel gjithë shkëlqim e të vendosen majë këtij plehu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY