Drejtori i shkolles
Një 16-vjeçar nga Tirana është arrestuar ditën e djeshme pasi në formën e gjobëvënies, ka tentuar ti marrë një 55-vjeçarit shumën e parave prej 200 mijë lekë. Bëhët fjalë për nxënësin e shkollës 9 vjeçare ”Shyqyri Peza” i cili ka kërcënuar drejtorin dhe i ka kërkuar shumën e 200.000 lekëve në këmbim të heshtjes së tij në lidhje me aferat që sipas tij ky drjtor ka patur me disa mësuese të shkollës.
“Më datë 17.08.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi A .Xh, 16 vjec (i mitur), banues në Sharrë Tiranë. Arrestimi i tij u be sepse në orën 10:00, tek shkolla 9 vjeçare ”Shyqyri Peza” Kombinat, u kap në flagrancë në momentin që po merrte shumën e 200.000 lekëve, në formën e kërcenimit (gjobvënies) nga shtetasi R. M,55 vjec , banues në Vaqarr Tiranë, Kombinat”,sqaron policia.
Ngjarja
“News24” konfirmon se 16vjeçari ka pasur një konflikt për makinën 1 vit më parë me drejtorin dhe e kërcënonte se do t’i nxirrte aferat që dyshohet se kishte pasur me disa mësuese.
16 vjeçari ka qenë nxenes dhe para 1 viti pas një konflikti me drejtorin i kanë prishur tavanin e makinës. Drejtori ka folur me prindërit e 2 nxënësve dhe ata kanë paguar 150 mijë lekë për dëmin. Pas 1 viti 16vjeçari dhe një shoku i tij i kanë kërkuar drejtorit 200 mijë lekë në stekë cigareje, që t’ua linte te roja i shkollës, si hakmarrje për incidentin me makinën. Në të kundërt e kërcënuan me jetë dhe se do t’i nxirrnin aferat që dyshohet se ka pasur me disa zysha ne shkolle.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/