“Rama blen heshtjen e Blushit duke i ofruar një post të rëndësishëm?”

“Rama blen heshtjen e Blushit duke i ofruar një post të rëndësishëm?”

69
0
Shares

Ben Blushi, kritiku socialist më i madh i Ramës dhe Rilindjes prej disa javësh nuk ka dalë më publikisht kundër tyre. Fjalimet e tij të gjata në Kuvend plot kritika dhe akuza Ramën dhe disa nga ministrant vajtën kohë pa u dëgjuar publikisht. Mbi të gjitha ai nuk ishte fare aktiv gjatë kohës që do të votohej Reforma në Drejtësi, ku edhe pati një krisje të fortë mes PS dhe LSI. Analisti Artur Zheji shkruan në një editorial në portalin “360gradë.al” se fjalët flasin për një post të rëndësishëm që iu ofrua Blushit.

“Në mënyrë magjike dhe të pakuptueshme, ai (Rama) vuri në “gjumë” dhe “bleu” heshtjen e të “rrebeluarit elokuent” Ben Blushi. Se si ndodhi, e se si nuk ndodhi, askush nuk e thotë dot qartazi, por ndonjë postier enigmatik do të ketë hedhur në kutinë e postës të Ben Blushit, letrën me “recetën” dhe “formulën” çudibërëse. Dikush thotë ofertë e sigurtë e një posti të rëndësishëm, dikush tjetër thotë një temë për një roman, dhuruar nga kryeministri shok dhe armik, dikush tjetër, diçka krejt tjetër dhe më materiale. Por në fund të fundit kjo nuk ka fare rëndësi, në një periudhë shumë të vështirë për kryeministrin, Blushi, përmes heshtjes dhe strehimit në Dardhë apo diku tjetër, la të kuptojë se do të votonte një Qeveri Rama2. Efefekti Blushi ishte shumë i rëndësisishëm për Ramën sepse i siguronte atij një demoralizim të “rrebelëve” apo të pakënaqurve të tjerë potencialë”, shkruan Zheji.

artur zheji

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY