Të shtëna me armë zjarri në Durrës, dy persona qëllojnë ndaj një...

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, dy persona qëllojnë ndaj një 37-vjeçari

57
0
Shares

Një person nga Tirana ka rënë pre e një atentati, mbrëmjen e djeshme në Durrës.  Dy persona me maska kanë qëlluar në drejtim të makinës që drejtohej nga 37-vjeçari.

NGJARJA

Më datë 17.08.2016, rreth mbrëmjes, në fshatin Rrotull, Durrës, dy persona të paindentifikuar, të maskuar kanë qëlluar me armë zjarri tip pistoletë, në drejtim të mjetit tip Volzvagen Tuarekë me targa AA 006 ML,me drejtues shtetasin A.H. 37 vjeç, banues në Tiranë.

37-vjeçarika qenë duke udhëtuar me mjetin e tij, i cili po shkonte tek prindërit, banues në Rrotull.Fatmirësisht, nuk është dëmtuar, por ka pasur vetëm dëme materiale.

Me të marrë njoftimin, menjëherë në vendngjarje shkuan Efektivat e Policisë, të cilët bënë të mundur kqyrjen e vendit të ngjarjes, ku u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja, kalibri 7.62 mm dhe vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale“Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet 78,22 dhe 278/2 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY