Edhe sot PD vijon me pyetje të përditshme për inceneratorët. 430 milion euro janë marrë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë për vepra publike që nuk ekzistojnë, pyetja që duhet bërë është: A ekziston SPAK-u?, tha ndër të tjera anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi.
5 pyetjet:
Prej një muaji tashmë, i drejtohemi SPAK-ut me pesë pyetje çdo ditë, lidhur me mega-aferën e inceneratorëve.
Sot po i rikujtojmë publikut dhe atyre që kanë tagrin të hetojnë një ngjarje të rëndë dhe disa pyetje të thjeshta:
1. A ka pasur garë, siç kërkon ligji për inceneratorin e Elbasanit qe kushtoi 23 milion euro?
2. A mund te ketë gare kur nuk ka pasur te publikuar asnjë kriter vlerësues? Asnje kohe per ankesa dhe asnjë specifikim teknik???
3. A janë kryer vërtet 9 procedura brenda ditës? A është ligjore kjo?
4. A është hartuar kontrata brenda dites nga Drejtoria Juridike e Kryeministrisë?
5. A është nen hetim Drejtori Juridik dhe, a i është ofruar te behet bashkëpunëtor i drejtësisë, që të tregojë gjithë skemat dhe bosët e vjedhjes?
Këto pyetje për SPAK-un dëshmojnë edhe pazotësinë e tyre për të lëvizur as gishtin.
9 procedura brenda ditës; mungesa e garës për një vepër publike; hartimi i kontratës brenda ditës nga Drejtoria Juridike e Kryeministrisë; nuk janë gjë tjetër veçse dëshmi se, për shkelje të tilla, me gjurmë kaq të trasha, vendimet merren shumë lart.
Është urdhri dhe bekimi i Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit që e bën SPAK-un të rrijë SUS.
Nuk goditet dora e atij që të ka dhënë një punë të mirë e të lejon të bësh ndonjë punë të keqe.
Askush nuk mund të jetë mbi ligjin, as kur e ka emrin Edi Rama, Arben Ahmetaj apo Engjëll Agaçi. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/