Me koston e impianteve nga Bangladeshi mund të ndërtohen 3 TEC-e me...

Me koston e impianteve nga Bangladeshi mund të ndërtohen 3 TEC-e me gaz

47
0
Shares

Me paratë e impianteve nga Bangladeshi mund të ndërtohen 3 TEC me gaz, tha sot kreu i PD, Sali Berisha në një konferencë për shtyp ndërsa shpjegoi se Rama mund të bashkëpunonte me Kosovën për energjinë, por jo, sepse ai e ka burim vjedhjeje këtë sektor.

Argumentat e Berishës:

Kur ne ishim në qeveri, kishte vetëm një problem, ai i transmetimit, pasi Serbia në mënyrë plotësisht antitreg, mbante monopolet e transmetimit në rajon.

Mbi këtë bazë Serbia bllokonte edhe funksionimin e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë.

Pasi Gjermania i tregoi kartonin e kuq, dhe i tha se po e bëre këtë, kemi edhe ne një mjet tjetër për ty, të shkëpusim nga rrjeti evropian.

E kështu Serbia u tërhoq nga ajo praktikë.

Edi Rama mund të merrej vesh me qeverinë e Kosovës dhe të vendoste trurin e përbashkët të digave dhe TEC-eve, i cili i kursen Shqipërisë e Kosovës, të paktën 20%.

Ata janë termo, do të thotë natën, sasia e energjisë që prodhojnë TEC-et nuk konsumohen në Kosovë, dhe mund ta merrte Shqipëria e digat shkonin drejt një normalizimi.

Nuk e bën këtë sepse e kanë burim kryesor, vjedhjeje. E tani luajnë me shëndetin e qytetarëve të Vlorës. Khulna e Bangladeshit nuk ka asnjë lidhje me Vlorë.

Vlora është gji i thellë, ka Karaburunin, Sazanin. Problemet janë shumë komplekse.

Kërkoj me urgjencë rishqyrtimin e këtij vendimi.

Me 700 mln euro, ndërtohen minimumi 3 TEC-e si i Vlorës. Dhe TEC-et e kthejnë investimin brenda 7 vitesh.

Por ky e la prej 9 vitesh dhe nuk mori një tub nga Semani ta çonte te TEC-i i Vlorës, por e futi në një proces me një çmim më të shtrenjtë se sa ka kushtuar ndërtimi i tij.
Është një katastrofë kjo që po ndodh. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY