“Impiantet e gazit nga Bangladeshi në Vlorë, dëm i madh ekonomik dhe...

“Impiantet e gazit nga Bangladeshi në Vlorë, dëm i madh ekonomik dhe ekologjik. Vlora kthehet në pellg të squfurit”

59
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se marrëveshja që sjell impiante gazi nga Bangladeshi në Vlorë është mjaft e dëmshme nga pikëpamja ekonomike dhe ekologjike.

“Anija që po sjell impiantet nga Bangladeshi për prodhimin e energjisë, në portin e Vlorës, ka hyrë në kanalin e Suezit. 760 milionë euro është e llogaritur nga specialistët më të mirë, kostoja për 2 vite që do të punojnë këto impiante, përfshirë këtu qiranë dhe naftën që shpenzojnë”, tha Berisha gjatë një konference shtypi në selinë e PD.

Më poshtë keni të detajuar nga ekspertët koston e tyre:

Kostoja ditore e tyre është kjo:
Për prodhimin e 1 megavati, këto impiante harxhojnë 220 litra naftë. Impiantet prodhojnë 110 megavat në 24 orë. Nëse e shumëzojmë me 220 litra, ata shpenzojnë 580800 litra naftë në ditë. 580800 litra naftë, nëse i shumëzojmë jo me 2300 sa është sot dhe më shumë, por vetëm me 1900 lekë, impiantet harxhojnë në ditë 949672 euro. Por kjo është vetëm nafta.
Prodhimi ditor i energjisë është 2640 megavat.
Përveç kostos së naftës, qiraja ditore është 91.117 euro. Në total, është 1.490.799 euro. Në rast se llogarisni çmimin e megavatit, këto 1.490.799 euro shpenzohen për prodhimin e 2640 megavat, prodhimi ditor. Do të thotë se 1 megavat kushton 398 euro, pra rreth 400 euro.
Kostoja për dy vite qira, pra për 730 ditë del mbi 761 milionë euro.

Këto impiante kanë funksionuar për 20 vite me radhë rresht në Khulna të Bangladeshit. Nga viti 2018 e deri më sot, ata kanë qenë pa funksion.

Berisha: Kaskada e Drinit po zbrazet në mënyrën më të pabesueshme dhe të rrufeshm. Rama justifikon këtë krim të shëmtuar për impiantet në Vlorë:

Çfarë po bën Edi Rama tani për të dalë para shqiptarëve me këtë batërdi.

Po bën në mënyrën më të pabesueshme zbrazjen e rrufeshme të kaskadës së Drinit.

Çdo ditë kaskada ulet me mbi 50 cm në ditë. Sot kaskada është 274 metra, në një kohë kur me rregulloren ajo me datën 1 shtator nuk mund të jetë kurrë poshtë 284 metra. Ndalohet me ligj.

Edi Rama për justifikuar këtë krim të shëmtuar, për të ju thënë shqiptarëve se nuk ka energji në bursë, diga dhe të instalojë këto dy impiante në Vlorë.

Berisha: U bëj thirrje vlonjatëve, organizohuni, nuk mund të bëheni pellgu i squfurit:

Për të justifikuar këtë vendim, në mënyrën më të paciptë, të pavërtetë, Rama ka deklaruar me dhjetëra herë se do të mbarojë energjia dhe nuk do të gjejmë më.

Ku do të mbarojë energjia, si do të mbarojë. Energjia mbaron, kur ti verbon sytë e veshët, korrupsioni.
Energjisë mund ti rritet çmimi, por nuk mbaron.

Ai këtë përrallë ua tregon qytetarëve për të mbuluar vjedhjet e tij.

U bëj thirrje qytetarëve të Vlorë, të organizohen, sepse Vlora nuk mund të bëhet pellgu i squfurit dhe lëndëve toksike.

Nuk kanë asnjë përgjegjësi vlonjatët, për kontratat korruptive të Ramës.

Për mashtrimet tij, të bazuara në një gënjeshtër të padëgjuar; nuk do të ketë energji. Energjia nuk mbaron, çmimi rritet, por bursat janë të hapura për të blerë të gjithë sasinë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY