Berisha në Pogradec: Misioni i çdo demokrati është rrëzimi i qeverisë Rama

Berisha në Pogradec: Misioni i çdo demokrati është rrëzimi i qeverisë Rama

60
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot nga Pogradeci se misioni i çdo demokrati është rrëzimi i qeverisë Rama.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas takimit me Kryesinë e degës së PD në Pogradec tha në një prononcim për mediat ku deklaroi se çdo shqiptar ka mision rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës i cili ka vrarë votën e lirë.

“Shtrova para tyre misionin e madh që ka sot çdo demokrat e demokrate, që ka sot PD-ja, për të shpëtuar Shqipërinë nga një armik i vërtetë i lirisë së shqiptarëve i cili ka përqendruar në duart e tij duke dhunuar votën.
Më 25 prill, garë midis shtetit elektoral dhe subjekteve të tjera, që do të thotë se nuk ishte garë elektorale.

I lëmë mënjanë tonelatat me euro krimi që u përdorën për të blerë vota, bandat për të ushtruar terror, marr faktin e shtetit si parti elektorale.
Pushteti i Ramës i përqendruar sot 10 për qind më shumë se sa në 91-shin tek Ramiz Alia, është një pushtet i rrezikshëm i cili ka shndërruar makinerinë shtetërore në një makineri gjigande mashtrimi për qytetarët.

Plaçkitje e grabitje ndaj qytetarëve. Demokratët janë para një misioni historik edhe më të rëndësishëm se në 91-shin për të shpëtuar Shqipërinë nga ky regjim monist i një njeriu që e ka shpallur veten armik i egër i votës së lirë.

Gjatë takimit që Berisha zhvilloi me intelektualët e qytetit tha se 744 mijë qytetarë kanë ikur nga Shqipëria gjatë viteve 2014-2022

“Me vlerësimin tim më të madh për Pogradecin, pogradecarët, kapacitetet e tij të jashtëzakonshme intelektuale dhe kontributet që ky qytet ka dhënë dhe jep sot në kulturën, artet, mendimin tonë. Sot dhe gjithnjë, ka një diskutim për rolin e intelektualit në shoqëri. Çdo intelektual, pasionin e tij të madh ja kushton krijimeve të tij, profesionit dhe aty janë kontributet e tij madhore. Çdo intelektual ka një thelb të përbashkët dhe kjo është mbrojtja e interesit publik, të qytetarëve.
Kjo është thirrja për çdo intelektual, shkrimtar, poet, piktor, shkencëtar. Cili do qoftë ai, e ka një detyrim që të jetë një avokat i pamposhtur i interesit publik, të qytetarëve. Në këtë drejtim, e konsideroj këtë në këto momente të vështira që kalojmë, sepse sot është e qartë dhe e pamohueshme që ne kalojmë një periudhë rrokullisje të madhe.
Nga viti 2014 deri më sot, 744417 shqiptarë janë larguar nga Shqipëria vetëm në hapësirën e BE-së, pa përfshirë Kanadanë, SHBA, e vende të tjera jashtë BE-së. I bie 27% e popullatës. Përveç luftës, kombet nuk i kanë larguar me kaq shpejtësi nga vendi i tyre në proporcione të tilla.
Ka një periudhë tjetër, 2007-2014, në të cilën, sipas statistikave të kësaj qeverie, popullata u rrit nga viti në vit. Nuk është se nuk ikën, por popullata rritej, sepse vinin shumë dhe largoheshin shumë më pak. Nga 2014, një largim i tillë nuk i ndodh asnjë kombi tjetër në Europë. Shpeshherë ja kalojmë dhe Sirisë që është në luftë”, tha Berisha.

Berisha: Tushemishti nuk u përfshi në 100 fshatrat turistik, injorim i Ramës për Pogradecin

Gjithçka kjo qeveri e mbulon me një propagandë mashtruese jashtë imagjinate. Këtu është një detyrë shumë e rëndësishme e jona si intelektual.
Nga mëngjesi deri në darkë, qeveria nuk ngurron të përdorë format më banale, më vulgare më të papara të propagandës, për të indoktrinuar, fshehur dhe mashtruar. Qeveria është e shkëputur nga realiteti i shoqërisë.
Unë kam ardhur këtu para 1 muaji. Dhe çfarë më rezultonte. Një dizinteres i plotë për Pogradecin. Por po ta dëgjosh kreun e qeverisë, ai flet çdo ditë për turizmin e përsosur të organizuar në këtë vend.
Kurse Tushemishtin ai nuk e ka përfshirë në 100 fshatrat, jo. Tani se, si mund të vendosësh që Tushemishti të mos jetë mes 100 fshatrave turistikë, këtë e di vetëm mendja e tij. Kjo është një injorim, shpërfillje për Pogradecin.

Berisha: Rama gjymtoi Vlorën duke e tjetërsuar. Pogradecin e ka injoruar

Një rrugë e cila në vitin 2013, si trase ishte në gjithë gjatësinë, u desh 7 vite që të finalizohej. Investimet e tjera janë ekzotike në këtë rreth.

Ndërkohë potenciali turistik i Pogradecit është i jashtëzakonshëm. Ka liqen të shumtë Shqipëria, Europa etj., por zonë me potencialin turistik të Pogradecit nuk ka.

E vërteta është se kjo qeveri e ka injoruar Pogradecin në shkallën më të pamerituar. Por Pogradeci është pjesë e të tërës. Pra, nëse injorohet Pogradeci, injorohet në tërësi vendi. Ai është përqendruar në Vlorë, nuk kam asnjë xhelozi, por problemi është se Vlorën e gjymtoi. I zhduku sheshet. Sheshin e Bashkisë dhe të Flamurit, dy sheshet më të bukura, ai i ka tjetërsuar tërësisht, sipas mendjes së tij. Por para janë harxhuar pa masë.

Çfarë ka sjellë. Ka sjellë një dëmtim të pariparueshëm, të madh të qytetit, me sheshet. Nëse përmend një qytet me dhjetëra herë, unë nuk e ka dëgjuar të përmendë Pogradecin. Pogradeci në fjalorin e tij nuk ekziston. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY