Yuri Kim reagon ndaj deklaratës së Metës: Askush nuk është mbi ligjin....

Yuri Kim reagon ndaj deklaratës së Metës: Askush nuk është mbi ligjin. A e ka fjalën edhe për Edi Ramën?

58
0
Shares

Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar fill pas nje deklarate të Ilir Metës ndaj kreut të SPAK që e konsideron atë ‘spurdhjaku i partisë’.

Kim deklaron se tani askush sado i pasur dhe me pushtet të jetë nuk i shpëton dot drejtësisë.

‘No one’ shkruan ajo duke lënë publikun në medyshje se veç Metës a e ka fjalën edhe për kryeministrin Rama.

Më poshtë postimi i Kim në twitter:

Kërcënimet dhe nxitjet për prokurorët dhe gjyqtarët – dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi në Shqipëri– nuk duhet të pranohen më si “normale”. Kjo sjellje nuk i përket një vendi që është në NATO, ka hapur negociatat për anëtarësim në BE dhe është ulur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Për një kohë të gjatë, të pasurit dhe/ose të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm. Tani ata janë të shqetësuar, mosndëshkueshmërisë së tyre mund t’i vijë fundi. Ndërsa reforma në drejtësi zbatohet dhe jep gjithnjë e më shumë rezultate, do të bëhet më e qartë dhe më e qartë se askush – ASKUSH – nuk është mbi ligjin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY