Një fëmijë 9 vjeçar është aksidentuar mesditën e sotëm pranë fshatin Borsh në Himarë.
Policia bëri me dije se një automjet tip “Alfa Romeo” me targa të huaja dhe drejtuar nga një 35 vjeçar nga Lushnja, ka goditur fëmijën që po kalonte në rrugë.
Ai është transportuar për në spitalin e Vlorës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:00, në aksin rrugor të fshatit Borsh, automjeti tip “Alfa Romeo” me targë të huaj CC395JL me drejtues shtetasin O.G., 35 vjeç, banues në fshatin Qeret Lushnje, ka goditur aksidentalisht një këmbësor, shtetasin me inicialet E.Ç., 9 vjeç, banues në Borsh, Himarë, i cili po transportohet drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, jashtë rrezikut për jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/