Reagon Policia greke për vdekjen e shqiptarit Pëllumb Marnikollaj: Ra nga kati...

Reagon Policia greke për vdekjen e shqiptarit Pëllumb Marnikollaj: Ra nga kati i dytë

61
0
Shares

Policia greke ka reaguar në lidhje me vdekjen e shqiptarit Pëllumb Marnikollaj, duke theksuar se ai ka rënë nga kati i dytë. Sipas deklaratës, vdekja e shqiptarit ka ardhur pasi ka rënë nga kati i dytë i Departamentit të Sigurisë Patisias më 3 gusht.

Në një reagim të shkurtër, ajo sqaron se hetimi paraprak për rastin i është dorëzuar Prokurorisë së Athinës më 11 gusht 2016 si dhe raporti mjeko-ligjor. Paralelisht-sqaron policia greke- drejtoria e sigurisë në Athinë më 8 gusht i ka dërguar një letër ambasadës shqiptare në lidhje me incidentin, duke i kërkuar që të informonte të afërmit për të vdekurin.

Sipas deklaratës, është vendosur një hetim administrativ për këtë incident me urdhër të Shtabit të Policisë greke.

Polica lokale thotë se me urdhër të drejtorit të përgjithshëm është urdhëruar një hetim i brendshëm lidhur me rrethanat e vdekjes së emigrantit, ngjarje e ndodhur më datë 03 gusht 2016, hetim ky që do t’i bashkangjitet hetimeve të Prokurorisë së Athinës.

Sipas policisë helene, tashmë janë sekuestruar dhe po verifikohen nga shërbimi i brendshëm i policisë greke të gjitha pamjet filmike, brenda dhe jashtë rajonit të policisë, si dhe dëshmitë e policëve që ndodheshin në shërbim, ekspertiza dhe këqyrja e vendngjarjes, si dhe një sërë materialesh që lidhen me ngjarjen.

greke

Deklarata e policisë greke

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY