Rama thyhet, tërheq nenin represiv për median

Rama thyhet, tërheq nenin represiv për median

70
0
Shares

Qeveria dhe Kryeministri janë tërhequr nga neni represiv për median që ishte përfshirë në ligjin për Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion (SPARK).

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj i cili tha se qëllimi i nenit 13 ka qenë tjetër dhe jo kufizimi i medias por është keqkuptuar.

“Neni 13 i ligjit per Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion është një zhurmë e panevojshme. Në vetvete neni nuk ka te bëjë me lirinë e medias dhe raportin që duhet të ketë me hetimin dhe prokurorinë. Ka të bëjë me pavarësinë e Prokurorisë së Posaçme që ka punë shumë delikate dhe me konflikt. Ndaj është e nevojshme që të mbrohen prokurorët nga çdo ndikim i paligjshëm që deformon hetimin. Futja e medias nuk kishte qëllim censurën, por ndalimin e përdorimit të medias si instrument për presion. Në mënyrën si është shkruar, mund të keqkuptohet. Ndaj duhet ndryshuar e riformuluar” tha Xhafaj gjatë një interviste për report tv.

Bëhet fjalë për paragrafin e tretë të nenit 13 të projektligjit. “Çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre ndalohet dhe dënohet me ligj”, thuhet në paragraf.

Kreu i opozitës Lulzim Basha deklaroi dje se ku nen nuk do të kalojë dhe do të rrëzohet, ndërkohë që disa organizata gazetarësh të njohura për mefshtësinë e tyre në lidhje me problemet e medias befasuan dje teksa dolën me një deklaratë të përbashkët kundër aplikimit të këtij neni në ligjet për refromën në drejtësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY