Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha sot gjatë një konference pë shtyp se ngjarja në Gramsh me të ashtuquajturit turistë rusë po trajtohet me seriozitet nga të gjitha strukturat, ai Antiterrori, SHISH, policia dhe Prokuroria, edhe në këndvështrimin e situatës që ka shkaktuar pushtimi rus në Ukrainë. Mund të ketë pasur synim për të devijuar vëmendjen nga një skenar tjetër, tha ministri ndërsa po flisnin me mediat sëbashku me ministrin e Brendshëm Bledi Cuci.
“Në Gramsh se aty kemi një grup të huajsh që as nuk kanë tentuar ta vizitojnë atë zonë ushtarake me leje sipas procedurës por kanë tentuar të hyjnë njëri kapërceu rethimin e kur është ndaluar nga dy ushtarakët ka reaguar në mënyrë të dhunshme.
Ngjarje që nga ne po trajtohet me seriozitet, se kemi të bëjmë me tre të huaj që kishin goxha ditë në Shqipëri e nuk kanë qenë vetëm në Gramsh por dhe në zona të tjera, e si ngjarje mund të jetë dhe një ngjarje që nuk na shqetëson shumë se çfarë kanë fotografuar por nga ana tjetër mund të ketë pasur synim për të devijuar vëmendjen nga një skenar tjetër.
Jemi në një kohë të prishjes së ekuilibrave gjeopolitike por cdo ngjarje meriton të shohim jo si duket por dhe në mënyrë të tërthortë.
Përpunojnë cdo informacion dhe në kontekstin e prishjes së ekuilibrave kryesisht pas agresionit rus në rajon, jemi në një rajon delikat, Ballkani është kompleks, jo të gjtha shtetet kanë të njëjtën agjendë”, tha Peleshi.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se Agjencia shqiptare e Inteligjencës mban në vëzhgim cdo person vendas apo të huaj të dyshimtë kur bëhet fjalë për bazat ushtarake, e po kështu veprohet edhe në rastin e bazës së Kuçovës që do shërbejë për NATO-n.
“Për cdo shtetas vendas apo të huaj, për të cilin nga struktura e agjencisë së Inteligjënës vërehen veprime të dyshimta, ju përmendët bazën e Kucovës, nuk është i njëjti status, vëmendja jonë e vëzhgimi është më vigjilentë patjetër nëse vërejme se në Kuçovë ka më shumë që nuk është e zakonshmë të ketë turizëm këto patjetër sipas procedurave mbahen në vëshgim, por pa cenuar lirinë e qytetarëve shqiptarë e të huaj. Ne jemi vend turistik, ka një manual se kur ndizet alarmi i kuq për lëvizjet e dyshuara të arsyeshme apo paarsyeshme të një shtetasi. Gjatë stërvistjeve ushtarake, kur ka dhe forca të vendeve aleate e shtojmë vigjilencën e kemi mbajtur në vëzhgim lëvizjet e dyshmita“, tha ministry I Mbrojtjes Niko Peleshi.
Edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se turistët mbahen në vëzhgim kur ka informacione për aktivitet të dyshimtë të tyre.
“Kur je vend i lirë dhe kur ke një regjim vizash për turistët do i lësh të lirë, në momentin kur kërcënojnë apo kryejnë vepër penale do trajtohen si të tillë.
S’do i vendosim nga një agjent cdo turisti rus që vjen në Shqipëri, institiucionet gjithmonë kanë reaguar me profesionalizëm dhe në këtë rast, institucionet kanë reaguar në kohë”, tha Çuçi.
Ndërkaq ministri Mbrojtjes Peleshi deklaroi se nuk kemi të bëjmë me cënim të Sigurisë Kombëtare, pasi objekti është i deklasifikuar. Por ai theksoi se kemi të bëjmë me një thyerje të rregullores dhe agresion, i cili duhet hetuar.
“Së pari fakti që objekti është deklasifikuar nuk do të thotë se mund të hyjë kushdo pa marrë leje. Nëse merret leje sipas rregullores personat mund t’i vizitojnë këto objekte.
Në këtë kuptim nuk përbën cënim të Sigurisë Kombëtare por kemi të bëjmë me një thyerje të rregullores. Kemi ushtrim dhune ndaj dy oficerëve në detyrë. Ne kemi më shumë se 1 mijë prona jashtë planit të përhapjes, që janë llaç e tulla në fakt, por që duhen ruajtuar. Në ndryshim nga rasti i çekëve në Poliçan, kemi çdo javë kërkesa për turistë që duan të vizitojnë objektet e vjetra ushtarake.
Por në këtë rast kemi të bëjmë me një agresion. Ngjarja është në hetim, por ne i mendojmë të gjithë skenarët e mundshëm. Disa javë më parë ne u përballëm me një sulm kibernetik dhe të gjitha ngajrjet ne i shohim të lidhura. Këta shtetas nuk kanë marrë leje as herën e kaluar”, tha Peleshi. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/