Ilir Meta qetëson Ramën për ndryshimet në qeveri: Nuk kam dijeni për...

Ilir Meta qetëson Ramën për ndryshimet në qeveri: Nuk kam dijeni për lajme të tilla

52
0
Shares

Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta ka mohuar se po punon për ndryshime në qeveri me bashkëdrejtuesin e koalicionit, Edi Rama ndërsa ashtu si edhe më herët ka deklaruar se partia e tij ka kapacitete për ti dhën më shumë ritëm qeverisë.

Meta dha një intervistë për “Report tv” ku ndër të tjera ka folur edhe për nenin 13 që diskriminon median dhe për reformën në drejtësi dhe komunkimiet e veshtira me Ramen.

Z. Meta, është kthyer në temë të ditës neni 13 i ligjit për Byronë Kombëtare të Hetimit dhe censurimit që i bëhet punës së medias, duke dënuar ose kriminalizuar si vepër penale ndërhyrjen në funksionet e prokurorisë së posaçme. Do të qëndrojë i tillë neni apo do të loboni që të ndryshojë?

Unë besoj në çdo rast që nuk duhet të paragjykojmë për ligjet që do të miratohen nga Kuvendi. Për çdo draft është në proces diskutimi dhe rivlerësimi. Nuk besoj se në demokraci ka institucione të pakritikueshme.

Që i bie dhe media është një institucion i kritikueshëm?

Po patjetër, sepse edhe media kritikon mediat përveçse të tjerët.

Ka një debat kohët e fundit nëpër portale, ku ju shpeshherë gjatë verës jeni kthyer në protagonistin e tyre, ku flitet për ndryshime në qeveri në shtator dhe heqjen e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe zëvendësimin e tij me një eksponent të LSI-së. A janë të vërtetë këto zëra?

Nuk kam asnjë dijeni për lajme të tilla. Për ne është e rëndësishme që qeverisja të vazhdojë punën e saj dhe të punojë çdo ditë për të përmirësuar qeverisjen e vendit.

Qeverisje me këtë format? A do të ishte vendi për një ndryshim?

Nuk besoj se jam unë personi më i përshtatshëm për t’u pyetur për këtë çështje. Por si kryetar i LSI-së, ne jemi të hapur për çdo reflektim që përmirëson qeverisjen e vendit, përfshirë edhe një përfaqësim dhe një angazhim edhe më të vendosur, edhe më energjik të përfaqësuesve tanë në çdo nivel, për të përmirësuar qeverisjen, për të thelluar transparencën e saj dhe për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Pra ju keni njerëz që mund ta përmirësojnë qeverisjen?

Unë mendoj se Shqipëria ka shumë njerëz të aftë dhe të përkushtuar.

Dje EURALIUS bëri një deklaratë për mediat duke saktësuar parimet ku nuk preket ligji i Vetting-ut në variantin aktual, ku një ndër to është dhe roli i ILDKPKI dhe i DSIK për hetimin e pasurive të gjyqtarëve dhe të prokurorëve. Janë ndër pikat që janë kundërshtuar fort nga opozita. A rrezikohet konsensusi mbi këtë çështje dhe si do të veprojë mazhoranca?

Natyrisht që jemi në një proces diskutimesh, vlerësimesh, rivlerësimesh edhe të hënën pritet të ketë një tjetër takim apo mbledhje të komisionit, ndërkohë që vazhdohet të punohet edhe në këto momente.

Për ne është e rëndësishme që ligji i Vetting-ut të jetë një ligj që të garantojë një rol sa më të suksesshëm të ndërkombëtarëve si një garanci për standardet dhe integritetin e institucioneve të reja dhe të atyre që do të zgjidhen atje përmes edhe vetë garantimit të paanësisë të misionit ndërkombëtar.

Z. Meta një pyetje të fundit, gjatë kësaj periudhe ju keni qenë me pushime këtu brenda vendit për shkak të zhvillimeve të reformës, ashtu edhe aleati juaj qeverisës. A keni pasur kontakte gjatë kësaj verës për të hedhur poshtë edhe zërat për një përçarje që qarkullojnë prej kohës?

Këto zëra asnjëherë nuk do të pushojnë edhe kur takohemi drejtpërdrejtë edhe kur komunikojmë në distancë. Por unë besoj se edhe fakti që pas një angazhimi, një zhurme të madhe të gjithë politikës deri më 21 korrik, gjithë kjo qetësi kaq e madhe vështirë që të pranohet nga mediat krijuese.

Kështu që gjithmonë do të ketë krijimtari, do të ketë portale dhe lajme nga më të ndryshmet.

Pra ju jeni takuar, keni komunikuar?

Po, jemi në një komunikim normal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY