Pollo: Pasaportat me para të qeverisë për të huajt, vendi rrezikon rivendosjen...

Pollo: Pasaportat me para të qeverisë për të huajt, vendi rrezikon rivendosjen e vizave me BE

51
0
Shares

Në lidhje me alarmin e BE për pasaporta me para që do të lëshojë qeveria shqiptare për të huajt ka reaguar ish ministri Genc Pollo.

Ai thotë se ky vendim i qeverisë rrezikon liberalizimin e vizave që u arrit në vitin 2010.

Komenti i Pollos në twitter:

Me “pasaportat e florinjta” Edi Rama jo vetëm po e paraqet Republikën si shtet zuzar që shkel marrëveshjet. Ai po çon drejt anullimit arritjen e madhe të qeverisë së PD në v. 2010: liberalizimin e vizave pra udhëtimin lirisht në Europë.
Po ashtu lëshimi i pashaportave nga një firmë private do të thotë se shtetas shqiptarë mund të bëhet edhe derri e dosa nga çdo vend i botës; edhe nga shtete jo miqësore me ne dhe me BE. Mjafton që të paguajnë e të lyejnë rrotën. (kjo ka ndodhur pak vite më parë edhe në dy-tre shtete të BE të cilët e anulluan me urgjencë mbasi u plasën skandale korrupsioni). Rrezik sigurie e dëm reputacioni!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY