Zbardhet ngjarja e Krujës, është vdekje aksidentale, ja pse u alarmua policia

Zbardhet ngjarja e Krujës, është vdekje aksidentale, ja pse u alarmua policia

105
0
Shares

Sqarohet rasti i vdekjes së një personi në Kurbin.

Policia është alarmuar nga spitali i Kurbinit pasi një viktimë është sjellë në spital me dëmtime.

Ylli Tafili, 51 vjeç u dërgua nga familjarët me urgjencë në spital, por në momentin e mbërritjes mjekët kanë konstatuar se ai nuk kishte shenja jete. Fill pas kësaj policia ka ndërtuar një aksion për gjetjen e shkakut të vdekjes.

51-vjeçari Ylli Tafili kishte rënë aksidentalisht në një kanal vaditës në zonë dhe ka ndërruar jetë më pas. a.b

Kurbin/Informacion paraprak

Në fshatin Shullaz, Kurbin, shtetasi Y. T., 51 vjeç, dyshohet se ka rënë në një kanal kullues pranë banesës së tij, prej ku është nxjerrë nga të afërmit dhe është dërguar në banesë për t’iu dhënë ndihma e parë.

Në banesë, ai nuk është ndjerë mirë dhe është dërguar në Spitalin Rajonal Kurbin për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ka humbur jetën. Paraprakisht, dyshohet se shtetasi Y. T. ka humbur jetën si pasojë e infarktit. Trupi i 51-vjeçarit do të dërgohet në morgun e IML Tiranë, për ekzaminime të mëtejshme për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për t’i marrë në pyetje, të gjithë personat që kanë qenë prezentë në momentin që ka rënë në kanal 51-vjeçari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY