Dy viktimat e Vlorës ishin nisur për në burgun e Lushnjës, do...

Dy viktimat e Vlorës ishin nisur për në burgun e Lushnjës, do takonin Eduartin

125
0
Shares

Shpati Lena dhe Hakim Xhezo që mbetën të vrarë në një atentat në aksin Vlorë-Levan besohet se ishin nisur për një vizitë në burgun e Lushnjës  ku vuan dënimin vëllai i Hakimit, Eduarti.

Ky i fundit është dënuar për vrasjen e Arben Beqirit në 2019 dhe ndodhet në burgun e Kosovës në Lushnjë.

Në makinë iu gjetën ushqime si edhe veshje, të cilat do t’ia dërgonin Eduartit.

Viktimat lëviznin me makinë të blinduar shpesh në këtë itinerar, por kësaj radhe kishin zgjedhur një makinë normale dhe duket se autorët nuk e kanë humbur si rast. Fillimisht ata i kanë parakaluar dhe më pas kanë qëlluar dhjetra plumba në drejtim të tyre. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY