Detajet e reja për vrasjet në Panaja. Lidhja me vrasjen e biznesmenit...

Detajet e reja për vrasjet në Panaja. Lidhja me vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj, si u lirua Shpati Lena nga gjykata e Vlorës

167
0
Shares

Dy personat e vrarë sot dyshohet se u kryen nga vrasës me pagesë ndërkohë që pista më e shpejtë është ajo e hakmarrjes në lidhje me një vrasje që ka ndodhur në Vlorë në 2019.

Vrasja më 4 gusht të vitit 2019 dhe viktimë ishte Arben Beqiraj.

Ai u vra pas një sherri për kalin në pronësi të Eduart Xhezos. Lena ishte miku ndërsa Hakim Xhezo është i vëllai i pronarit të kalit, Eduartit. I vëllai nuk rezulton i përfshirë në ngjarjen e 4 gushtit por mund të jetë vrarë për hakmarrje ndaj Eduartit, i cili po vuan dënimin me burg.

Kali i Xhezos i prishi qetësinë disa pushuesve që po bënin plazh në muajin gusht në Vlorë, ndaj Arben Beqiraj me grupin e tij rrahën rojen e kaliz Gazmend Alushi.

Gazmend Alushi, i cili paguhej 100 mijë lek të vjetra në muaj për kujdesin ndaj kalit ka shkuar në banesën e tij, ku aty i kishte shkuar Ermali duke e pyetur se kush e kishte rrahur, dhe Alushi i ka pohuar se ishte dhunuar nga “Arbeni i Çeçesë”.

Ermal Xhezo bashkë me shokët e tij si Shpati Lena dhe kunatin e tij Ariel Kingji të armatosur me automatikë dhe pistoleta, shkuan në ambientet e lokalit të Arben Beqiraj, për tu sqaruar lidhur me rrahjen që ata i kishin bërë kujdestarit të kalit të Ermal Xhezos. Më pas kanë nisur përplasjet fizike deri në përdorimin e armëve, duke sjellë vrasjen e Arben Beqirajt dhe plagosjen e djalit të tij dhe Nesim Hodaj.

Tre persona u arrestuan për vrasjen e Arben Beqirajt më 23 mars të këtij viti, Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë ‘arrest me burg’, për Ariel Kingjin dhe Kristi Drollin, ndërsa ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për shtetasin Shpati Lena.

Sot policia ka shoqëruar tetë persona si të dyshuar për atentatin mafioz të ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë.

Të shoqëruarit po merren në pyetje, ndërkohë që policia dyshon për vrasje me pagesë nga mënyra sesi u organizua atentati ku morën pjesë 3 autorë, njëri prej tyre drejtonte makinën ndërsa dy të tjerët kanë qëlluar në breshëri drejt viktimave.

Pas ngjarjes së ndodhur, në Fier u gjet e shkrumbuar makina tip “Benz” që autorët përdorën për të kryer atentatin. Brenda makinës u gjetën edhe 3 armë kallashnikovë.

Atentati u krye për 120 sekonda ndërsa autorët qëlluan mbi viktimat edhe pasi makina e tyre doli nga rriga dhe përfundoi në një kanal. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY