Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot në Kashar një bashkëbisedim me fermerë mbi subvencionet, mungesën e tregut, largimin e krahut të punës, cilësinë e farërave etj.
Kreu i PD, Sali Berisha tha se bujqësia është e shpërfillur nga qeveria, po ndëshkon fermerët.
Pjesë nga diskutimi i Berishës:
Ky sektor është në rrudhje, në rënie, në rrokullisje. Është jashtë çdo dyshimi sektori më i papërfillur nga qeveria, por mospërfillja është njëra anë, ndëshkimi është ana tjetër dhe ky është një nga sektorët më kryesor të ekonomisë tonë, që jep mbi 20% të PBB, që punëson mbi 50% të forcës punëtore të grave dhe 35% të burrave në vend. Sektor që në vend se të zhvillohet, të fuqizohet, të mbështetet ka një rënie të madhe me pasoja shumë të rënda për vendin.
Bujqësia është sektori i cili në të gjitha produktet e saj meriton dhe ka të domosdoshëm subvencionin. Subvencioni në bujqësi nuk është një humbje financiare, por është një histori fitimi për të gjitha palët, është histori fitimi sepse ai që merr subvencionin ndihmohet për një sukses më të madh, më të garantuar, mëkëmbja e tij është një interes direkt jo vetëm i familjes por i shoqërisë në tërësi. Është në interes të mbarë shoqërisë sepse prodhimi, sepse eksporti janë faktorë jashtëzakonisht të rëndësishëm në krijimin e balancave për një ekonomi të qëndrueshme. Kjo qeveri mban një qëndrim armiqësor ndaj fermerëve dhe bujqësisë.
Mund t’ju duket i ashpër ky term, por jo nuk është, sepse nëse ai në sistemin fiskal ndëshkon fermerët, ai sillet si ta si një pushtues, jo si institucion i ligjit, nuk respekton ligjin, nuk respekton ato parime që janë të domosdoshme për një shtet ligjor. Ndërperja e subvencioneve është njëra anë, por kjo vendos fermerët shqiptarë në kushte të pabarabarta me fermerët e vendeve përreth, për të mos thënë me fermerët e BE. Taksimi i njëanshëm me TVSH përbën një ndëshkim tjetër madho për fermerët. Mungesa e stimulit për eksportet është një akt tjetër i papërgjegjshëm i kësaj qeverie.
Berisha: Subvencionet e fermerëve vidhen. Zotimi i Ramës për bujqësinë, ‘100 fermat e Saimir Tahirit me shokë’
Bujqësia është në rënie. Në rënie të madhe është blegtoria. Nga viti 2018 sipas statistikave të qeverisë janë më pak sot 130 mijë kokë lopë, janë mbi 300 mijë dele, 220 mijë dhi e me radhë. Në total janë 640 mijë lopë, dele, dhi, derra më pak sot se sa ishin në vitin 2018. Të gjitha këto për shkak të çregullimit të madh të tregut. Për shkak të injorimit plotë të fermerit, mungesës së subvencioneve për kokë, për prodhim. Kjo qeveri, si në çdo sektor edhe në bujqësi ka dy mantra, mashtrimin dhe propagandën. 100 ferma thotë, 100 ferma të nomeklaturës socialiste të Saimir Tahirëve me shokë. Ky ishte zotimi i saj për bujqësinë. Ndërkohë, hapja e doganave, hapja e kufijve jashtë çdo lloj standardi, BE është me përcaktim bashkim në tregtinë e lirë, por me kuota. Edhe me kuota në periudha të caktuara, me marrëveshje të heshtur shesin njëherë të vetat dhe pastaj hapen për te tjerët. Greqia në periudhë të caktuar nuk pranon mollë, do të shesë njëherë mollët e veta, pastaj do të vijnë mollët e tjera. Këtë patëm filluar ta bëjmë edhe ne. Kurse tani prodhimeve u thotë do krijojmë gropat e mëdha se po nda ndotin mjedisin. I hoqi projektet e subvencionit dhe i marrin e i çojnë, i ndajnë me ata që i financojnë, vjedhin dhe tallen me bujqësinë. Kosova në fillim të luftës, përveç subvencionit të zakonshëm shpalli se për një ha grurë do të subvencionojmë 400 euro. Këta pritën pasi u korr gruri të thonë se do subvencionojnë 30 mijë lekë. S’ka marrë kush as subvencion, as naftë, vetëm vjedhin. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/