Ndahet nga jeta profesori dhe ish ministri, mjeshtri i veterinarisë

Ndahet nga jeta profesori dhe ish ministri, mjeshtri i veterinarisë

47
0
Shares

Ish ministri i Bujqësisë dhe profesor i njohur i veterinarisë, Haxhi Aliko është ndarë nga jeta në moshën 82 vjeçare. Aliko ka pasur një karrierë të spikatur si në fushën akademike ashtu dhe në atë politike. Po ashtu, Aliko është angazhuar edhe në politike, ku është zgjedhur deputet, e më pas është emëruar ministër i Bujqësisë, në qeverinë e Bashkim Finos në vitin vitin 1997.

Jeta e profesor Alikos ishte e lidhur ngushtë me Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, në të cilin u shkollua dhe zhvilloi një karrierë akademike 35-vjeçare, duke e filluar si asistent lektor dhe duke vijuar si titullar i lëndës “Fiziologjia e Kafshëve Bujqësore”, përgjegjës i Katedrës “Fiziologji-Biokimi” për 16 vjet dhe deri në Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës për 4 vjet.

“Angazhimi i tij më pas në politikë si Deputet dhe Ministër i Bujqësisë, i dha një dimension të ri dhe me peshë, profilit të këtij personaliteti të shquar. Kam patur fatin të isha student i tij, i frymëzuar nga formimi, stili i tij i veçantë pedagogjik,  mënyra e komunikimit dhe elokuenca e pashembullt”, shkruan Panariti.

“Si pedagog, Haxhi Aliko ka qenë kompetent i padiskutueshëm në lëndën e fiziologjisë dhe njëherësh tepër metodik e serioz në raport me studentët. Njohuritë e thella, qetësia dhe elokuenca në përçimin e njohurive si dhe formimi i tij kulturor universal, ishin tiparet dalluese që i dhanë atij statusin e një profesori autoritar në mjedisin universitar.

Edhe sot e kësaj dite, gjenerata të shumta të studentëve i kujtojnë me nostalgji leksionet e mrekullueshme të Prof. Alikos. Prof. Haxhi Aliko ka shumë vlerësime, tituj e dekorime në jetën e tij dhe është një nga personalitetet me gjurmë të pashlyera në historinë e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare”, njofton Mjekësia Veterinare Shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY