Kapen nga policia 126 shqiptarë në Spanjë

Kapen nga policia 126 shqiptarë në Spanjë

64
0
Shares

126 emigrantë shqiptarë u ndaluan sot nga policia spanjolle në aeroportin “El Prat” ndërsa po tentonin që të futeshin në Britani me dokumente false.

Udhëtarët shqiptarët mbanin dokumente të falsifikuara greke dhe italiane dhe do të niseshin me avion për në Irlandë dhe më pas për në Britani, njofton ministria e Brendshme Spanjolle.

Policia bllokoi dokumentat false të shqiptarëve kryesisht italiane dhe greke.

Policia thotë se po heton dy organizata kriminale që organizojnë emigrantë nga Shqipëria me premtimin se mund t’i çojnë ilegalisht në Britani përmes Irlandës.

Shqiptarët udhëtojnë me dokumentet e tyre shqiptare deri në Irlandë, pasi edhe kjo është në “Shengen”. Pre aty udhëtojnë drejt Britanisë duke përdorur dokumentet e falsifikuara italiane dhe greke.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY